Kosova e moçme dokumentohet në profilin e profesorit norvegjez (FOTO) NULL NULL 23.02.2019 15:02 23.02.2019 15:02 Profesori i gazetarisë në Universitetin Adger të Kristiansand, Kenneth Andresen, së fundmi ka publikuar disa fotografi të cilat janë shkrepur nëpër qytetet shqiptare dhe që datojnë që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Në llogarinë e tij në Twitter, profesori norvegjez ka publikuar koleksionin e tij të qyteteve të vjetra kosovare në të cilat mund të vërehen shqiptarët me veshjet kombëtare, transmeton Klan Kosova. Njëra ndër fotografitë më të veçanta të këtij koleksioni është ajo e fëmijëve me skia e cila besohet të jetë shkrepur në afërsi të Brezovicës në vitin 1938. Koleksioni i kartolinave të Andresen daton prej 1890 e deri ne vitin 1999. Ky koleksion përmban mbi 1500 imazhe te kartolinave që janë dërguar nga Kosove ne vendet e jashtme. Të njëjtat shkrepje po analizohen nga Universiteti i Agderit, ku po përkthehen të gjitha rrëfimet dhe informatat tjera të këtyre fotografive të kohës, transmeton Klan Kosova. Profesori Kenneth Andresen ka qenë pjesë e zhvillimeve në Kosovë që nga viti 1999, ku edhe ka shërbyer si ushtarak në forcat paqeruajtëse të KFOR-it. As a Norwegian, I like this photo from my collection 🙂 «Skiing in the Sharr Mountains» (written on the back) , probably close to Brezovica in Kosovo. Original photography from 1938. Note the short skis. #kosovo pic.twitter.com/acVfj6ufMH — Kenneth Andresen (@kennethandresen) February 20, 2019 Për t’i parë të gjitha fotografitë që profesori Andresen i ka publikuar, vizitojeni llogarinë e tij të Twitter-it. klankosova.tv