Kosova e Maqedonia do të nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor NULL NULL 01.08.2018 13:41 01.08.2018 13:41 Me ftesë të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë zyrtare, në cilësinë e ministrit Asaf Ademi, Ministër i kulturës së Maqedonisë, i cili mori këtë detyrë para një muaji. Fillimisht Gashi e uroi homologun e tij nga Maqedonia, Ademi, për marrjen e detyrës duke i dëshiruar mbarëvajtjen në punën dhe arritjen e synimeve. Gjatë takimit të dy ministrat kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe atë të së drejtës së autorit, nëpërmjet institucioneve të kulturës, duke krijuar edhe hapësira dhe mundësi për intensifikim e shkëmbimit të aktiviteteve kulturore edhe ndërmjet skenës së pavarur kulturore të të dyja vendeve. Ministrat u dakorduan që të fillojnë procedurat për përgatitjen e një kalendari të përbashkët kulturor mes Kosovës e Maqedonisë, i cili orientimisht pritet të nënshkruhet në muajin shtator, transmeton Klan Kosova.