Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova e inspiron PJ Harvey për album të ri (VIDEO)

NULL NULL
22.01.2016 14:20

Albumi i nëntë i PJ Harvey, The Hope Six Demolition Project, do të publikohet më 15 prill, shkruan Guardian, transmeton Klan Kosova.

Në të do të dokumentohen përvojat e udhëtimeve të saja në Kosovë, Afganistan dhe Washington, gjatë një periudhe katërvjeçare.

“Kur jam duke e krijuar një këngë, unë e vizualizoj gjithë skenën. Mund t’i shoh ngjyrat, mund të tregoj se cila periudhë e ditës është, mund ta ndjej atmosferën, mund ta shoh ndryshimin e dritës, lëvizjen e hijeve – gjithçka që gjendet në atë pamje”.

“Mbledhja e informatave nga burimet sekondare më bëri të ndjehem shumë e shkëputur prej asaj për të cilën dëshiroja të kompozoja”.

“Doja ta ndjeja ajrin, tokën… t’i takoja njerëzit e vendeve që më kanë fascinuar”.

PJ Harvey Prizren

PJ Harvey në Kosovë / Foto: Jetmir Idrizi

 

PJ Harvey Kosova

Sekuencë kosovare nga traileri

 

Në korrik të vitit 2011, PJ Harvey kishte vizituar Kosovën, pasi në Festivalin Dokufest ishte prezantuar seria e filmave të shkurtër që paraqisnin vizualizim të albumit Let England Shake.

Ajo kishte deklaruar se për të ishte e rëndësishme t’i shfaqte këta filma në Kosovë pasi albumi kishte të bënte me konfliktet e dhunshme të së kaluarës dhe të tashmes, në të cilat ishte përfshirë edhe Anglia.

The Hollow of The Land

Në bashkëpunim me fotografin dhe regjisorin irlandez Seamus Murphy, i cili e kishte shoqëruar nëpër udhëtime, PJ Harvey në tetor të 2015 i ka botuar poezitë e saja në librin The Hollow Of The Hand, një pjesë e të cilave po ashtu është inspiruar me Kosovën.

 

Traileri i albumit The Hope Six Demolition Project

 

Intervistë me PJ Harvey gjatë qëndrimit të saj në Kosovë (realizuar nga Dardan Selimaj – Kohavision).

 

PJ Harvey – Down By The Water

 

Thom Yorke & PJ Harvey – This Mess We’re In

 

Nick Cave & PJ Harvey – Henry Lee

lajme të ngjashme