Kosova e Dyseldorfit po marshon drejt titullit në Landesliga të Gjermanisë NULL NULL 29.03.2025 19:55 29.03.2025 19:55 Shqiptarët në Dysledorf të Gjermanisë po e shijojnë një rrugëtim fantastik të klubit futbollistik “Kosova”. Kjo skuadër është duke shkëlqyer në Landesliga (divizioni i gjashtë), ku po e udhëheqin renditjen tabelare, njofton Klankosova.tv. Renditja aktuale tabelare në Landesliga të Gjermanisë Në 25 xhiro kampionale, ekipi shqiptar ka grumbulluar 57 pikë, duke qenë tani kandidati kryesor për t’u inkuadruar edicionin e ardhshëm në një rang më të lartë të garave në Gjermani. Kosova triumfoi këtë vikend në udhëtim te DJK Fortuna Dilkrath, me rezultat 0-2, raporton Klankosova.tv Ky klub i formuar në vitin 1989 nga shqiptarët e diasporës, vazhdon të grumbullojë rreth vetës futbollistë të mërgimtarëve tanë, duke u kthyer në skuadrën e zemrës për të gjithë kurbetçinjtë nga të gjitha viset shqiptare. Festa e futbollistëve të Kosova Dyseldorfit, pas triumfit ndaj Fortunës