Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova dhe Suedia me marrëveshje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

NULL NULL
31.10.2023 19:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bashkuar forcat me Agjencionin Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), për avancimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Marrëveshja për bashkëpunim u nënshkrua sot nga ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, raporton Klan Kosova.

“Programi për të cilin u zotuan të dy palët të angazhohen në financim dhe zbatim të suksesshëm, ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore përmes mbështetjes së edukimit, zhvillimit të rrjeteve ndërmjet organizatave, promovimit të identiteteve kulturore lokale, dhe ofrimit të drejtave dhe qasjes së barabartë në trashëgiminë kulturore për të gjitha komunitetet”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

lajme të ngjashme