Kosova dëshpëroi me Zvicren, momenti është për t’u këndellur ndaj Irlandës NULL NULL 23.11.2024 19:33 23.11.2024 19:33 Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielen e zhvillon ndeshjen e radhës në parakualifikimet për Kupën e Botës në basketboll. “Dardanët” janë mysafirë të Irlandës në Dublin, raporton Klankosova.tv. Kjo ndeshje vjen pas disfatës së thellë në Bern ndaj Zvicrës, pasi helvetikët fituan 75-43. Ndonëse gjasat për t’i kapur ndeshjet kualifikuese tashmë janë venitur, një fitore ndaj irlandezëve do ta kthente besimin te lojtarët kosovarë, për t’i hapur itineraret e reja të së ardhmës. Ballafaqimi ndërjet Republikës së Irlandës dhe Kosovës, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 18:00. Komentator, Agon Fehmiu! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.