Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova dërgon ‘Home Sweet Home’ në garën e ‘Oscars’

NULL NULL
15.09.2016 17:02

Qendra Kinematografike e Kosovës,  përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se filmi “Home Sweet Home” ka nisur rrugëtimin për garën e “Oscars”.

Ky film është propozim zyrtar në garën më të madhe në botë sa i përket kinemasë dhe po garon në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.

Ky film është nga Faton Bajraktari me skenar nga Zymber Kelmendi ku luajnë aktorët e njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi.

“Home Sweet Home” premierën ndërkombëtare e pati këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.

Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.

‘Home Sweet Home’ është prodhim i kompanisë filmike ‘Cineproduction’ dhe ‘Arnel Production’ me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Ky është viti i tretë që Kosova propozon film për konsiderim për filmin më të mirë të huaj në Oscars. Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin ‘Babai’ të Visar Morinës ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja. Për më shumë në këtë fillim vit, filmi i shkurtër ‘Shok’ ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar.

lajme të ngjashme