Kosova bëhet edhe me “det ekonomik” (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 04.10.2022 20:11 nga Haris Ademi 04.10.2022 20:11 Nga 1 tetori ka filluar aplikimi i lehtësimeve doganore në Portin e Durrësit, si pjesë e marrëveshjes Tiranë-Prishtinë. Kjo i bie se të gjitha mallrat që kalojnë andej, mund të zhdoganohen në zyrën e doganierëve kosovarë në atë port, njofton Klan Kosova. E për ta parë këtë zhvillim nga afër, të martën buzë detit shkoi ministri i financave në Prishtinë, Hekuran Murati, që u prit nga homologia shqiptare, Delina Ibrahimaj. Të dy thanë se kjo marrëveshje është e jashtëzakonshme, sepse përveç që ndikon në shkurtim të kohës, ulë shpenzimet edhe për bizneset. Zhdoganimi i mallrave me destinacion Kosovën ka filluar të aplikohet nga 1 shtatori edhe në Porto Romano. Ndërsa, dy shtetet u shprehën të gatshme të merren vesh edhe për lehtësime tjera të barrierave tregtare mes vete.