“Korridori i famës” – Hapësira ku ruhet trashëgimia politike e figurat e rëndësishme të LDK-së NULL NULL 26.01.2025 22:06 26.01.2025 22:06 Përgjatë katër viteve të fundit në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përveç punës në reformimin e partisë ka ruajtur edhe trashëgiminë politike të së kaluarës së këtij subjekti. Ai ka krijuar bibliotekën dhe shkollën politike “Ibrahim Rugova” dhe ka njohur kontributin e figurave tjera të respektuara të partisë 35 vjeçare, më të vjetrës në Kosovë. Në njërën prej hapësirave të zyrës qendrore, Abdixhiku ka caktuar edhe “korridorin e famës në LDK”, ku ka ekspozuar fotografi, piktura e pllaka përkujtimore për emrat më kontributdhënës të partisë, të cilët nuk jetojnë më. Aty ndodhet edhe këndi i Fehmi Aganit. “Këtu kemi korridorin e famës së LDK-së. Enver Maloku, që është njëri nga themeluesit e gazetarisë në Kosovë, drejtor i Qendrës Informative të Kosovës (QIK) që është vrarë në vitin e lirisë 1999. Pllakën e kemi zbuluar së bashkë me familjen dhe zonjën e tij, që ishte në shtratin e vdekjes”. “Afër tij është Xhema [Xhemajl Mustaf], të dy bashkë ishin themeluesit e gazetarisë. Dhe përballë tyre Nekibe Kelmendi, e cila e ka të vrarë bashëshortin e djemtë në periudhën e luftës. Tash ky Korridor do të mbushet edhe me figurat tjera të rëndësishme të LDK-së”, tha Abdixhiku. Sipas tij, kjo nuk është pasuri kombëtare vetëm e LDK-së por e gjithë Kosovës.