Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në Kupën Botërore të Koreve  

NULL NULL
22.10.2024 12:16

Kori Siparantum, një nga formacionet më të njohura dhe të suksesshme në Kosovë, do të  përfaqësojë vendin tonë në Kupën Botërore të Koreve The World Choral Cup, që do të mbahet në  Barcelonë nga data 23 deri më 28 Tetor 2024. Ky event prestigjioz mbledh koralet më të mira nga e  gjithë bota dhe përfaqëson një platformë unike për të prezantuar muzikën dhe traditat tona kulturore  në skenën ndërkombëtare. 

Nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, Kori Siparantum ka realizuar suksese të shumta në  skenën ndërkombëtare, duke fituar disa çmime të rëndësishme dhe duke promovuar artin koral  kosovar në gara të ndryshme botërore.

Pjesëmarrja në këtë garë të nivelit të lartë është një tjetër mundësi e jashtëzakonshme për korin tonë që të dëshmojë përkushtimin artistik dhe  profesionalizmin e tij. 

Kori Siparantum do të konkurrojë në kategorinë “Adult Choir”, duke interpretuar vepra nga  periudha të ndryshme stilistike të kompozitorëve si Jashari, Van der Roost, Runestad, Vovk dhe të  tjerë. Kori Siparantum është fitues i 14 çmimeve ndërkombëtare dhe aktualisht renditet ndër 25  koret më të mira në botë në kategorinë “Chamber Choirs & Vocal Ensembles”, sipas World Ranking  List të Interkultur. Përveç konkurrimit, korit i është dhënë mundësia të shfaqë një koncert shtesë në  kuadër të “Midnight Sounds”, ku dirigjenti ka përzgjedhur vepra nga kompozitorë shqiptarë. Ky  koncert do të mbahet në Santa Maria i Sant Nicolau. 

Dirigjenti Memli Kelmendi shprehet me entuziazëm për këtë pjesëmarrje: “Kupa Botërore e Korit  është një nga platformat më të rëndësishme në botë për muzikën korale, dhe ne jemi të nderuar që  kemi mundësinë të përfaqësojmë Kosovën në këtë event. Kemi punuar me një përkushtim të madh  për të sjellë një performancë të nivelit më të lartë dhe shpresojmë që edhe kësaj radhe do të jemi të  suksesshëm” 

Pjesëmarrja në Kupën Botërore të Korit në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota,  është një tjetër hap drejt kontributit të tij në promovimin e kulturës dhe identitetit muzikor të  Kosovës në botë. 

lajme të ngjashme