Koreja e Jugut nuk raporton asnjë vdekje në 24 orë NULL NULL 24.04.2020 09:24 24.04.2020 09:24 Nuk është raportuar asnjë vdekje nga Covid-19 në Korenë e Jugut në 24 orët e fundit – hera e parë në një muaj që ndodh diça e tillë. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC) gjithashtu raportoi vetëm gjashtë raste të reja të infeksionit – numri i përgjithshëm i regjistruar në ditë më i ulët që nga 18 shkurti. Kjo është një kthesë e jashtëzakonshme në një vend i cili po luftonte me një numër të madh rastesh në shkurt. Vendi përdori masa agresive gjurmuese dhe testimi për të gjetur pacientë të infektuar, izoluar si dhe trajtuar ata. Deri më tani 240 njerëz kanë vdekur fatkeqësisht, por kjo është akoma një shkallë e ulët fataliteti në krahasim me vendet e tjera. E gjithë kjo është arritur pa asnjë bllokim dhe pa kufizime kryesore të lëvizjes. Por zyrtarët shëndetësorë thonë se tani është koha për të qëndruar vigjilentë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Ditët e fundit ata kanë vazhduar të paralajmërojnë publikun se është e pashmangshme që ky vend do të përballet me shpërthime të mëtejshme të pandemisë derisa të ketë një vaksinë.