Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Korçë, nis këtë të mërkurë “Festa e birrës”

NULL NULL
12.08.2015 17:15
Pak orë nga momenti kur do të nisë “Festa e birrës” në qytetin e Korçës, organizatorët janë duke u dhënë dorën e fundit detajeve të festës, e cila do të zgjasë 5 ditë.

Festa, e cila fton shqiptarë e të huaj të bëhen pjesë e një atmosfere unike, do të ofrojë birrën më të mirë në vend, më të mirët e muzikës dhe më të mirat e gatimeve tradicionale korçare.

Këtë të mërkurë, festa do të nisë rreth orës 19:30, ndërkohë që thuajse të gjitha përgatitjet janë përfunduar. Stendat nga ku do të ofrohet birra janë ngritur për shijuesit e saj, të cilët vitet e kaluara kanë qëndruar në radhë për të marrë gotat.

Organizatorët, nën ethet e përgatitjeve përfundimtare, janë duke u kujdesur për detajet më të vogla, që gjithçka të shkojë në mënyrë të përsosur në këtë vit të 9 të festës.

Festës nuk do t’i mungojnë as surprizat, që si çdo vit janë të shumta./TCh

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.