Konventa e Përgjithshme, Krasniqi i pakonkurrencë në krye të PDK-së (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 20:32 14.06.2025 20:32 Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku gjatë një conference për media njoftoi se më datën 21 qershor do të mbahet Konventa e Përgjithshme Zgjedhore e kësaj partie. Ajo tha se nga kjo Konventë do të nis rruga e fitores e cila do të vazhdojë edhe më 12 tetor, në zgjedhjet lokale, sikur në të kaluarat. Por as kësaj radhe, nuk ka dyshime se kush do të jetë lideri i partisë. “Me krenari ju njoftojë se i vetmi kandidat për kryetar të PDK-së në këtë konventë, është kryetari aktual Memli Krasniqi”, tha Çitaku. Duke u ndalur edhe te raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, ajo kritikoi ashpër qasjen e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve strategjikë të vendit. Detaje të mëtejshme rreth organizimit dhe agjendës së Konventës do të bëhen publike në ditët në vijim. Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 14/06/2025
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 14/06/2025