Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kontrata e re e LeBron James: Fillon drama për të ardhmen e “Mbretit” me Lakers

NULL NULL
05.08.2022 08:32

E enjtja shënoi fillimin e dramës që do të përfaqësojë negocimin e zgjatjes së kontratës së lojtarit legjendar LeBron James me Los Angeles Lakers, teksa “Mbreti” jetoi ditën e parë të pranimit për të rënë dakord me skuadrën 17 herë kampione të NBA dhe nuk humbi kohë.

Sipas një raporti nga Dave McMenamin i ESPN, James dhe agjenti i tij Rich Paul u takuan me presidentin e operacioneve të basketbollit dhe menaxherin e përgjithshëm të Lakers, Rob Pelinka për të filluar bisedimet që të arrihet një marrëveshje.

Takimi ishte pozitiv, megjithatë, duket se historia nuk do të ketë një fund së shpejti, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Mbreti” nuk po nxiton të nënshkruajë një kontratë të re, pasi marrëveshja aktuale që ka me Lakers i skadon më 30 qershor 2023, dhe nëse nuk zgjat kontratën deri atëherë, do të bëhej lojtar i lirë, atëherë mund të nënshkruan me një ekip tjetër.

Ndërsa bisedat jashtë sezonit në lidhje me Lakers janë përqendruar në vazhdimësinë e Russell Ëestbrook me ekipin, kjo temë mund të fillojë të zhvendoset në vazhdimësinë e LeBron James, duke pasur parasysh golashënuesin e dytë kryesor në historinë e NBA.

Ëndrra e LeBron James për të luajtur me djalin e tij, Bronny

Sezonin e kaluar, Lakers humbën play-off-in në Konferencën Perëndimore, madje nuk arritën të dilnin në play-off, që ishte zhgënjimi më i madh i sezonit, kështu që trajneri Frank Vogel u shkarkua dhe Darvin Ham zuri vendin e tij.

LeBron James ka komentuar disa herë se synimi i tij është të luajë të paktën një sezon në NBA me djalin e tij Bronny, në ndonjë ekip, ndoshta kjo do të jetë një nga çështjet kryesore në negocimin e një kontrate të re me Lakers.

 

lajme të ngjashme