Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konsumoni qumësht, largoni problemet me artritin

NULL NULL
01.02.2019 18:00

Problemet me artritin mund t’i largoni përgjithmonë duke konsumuar qumështin.

Disa studiues nga Spitali i Bostonit, kanë dalë në këtë rezultat pasi kryen eksperimentin me mbi 800 meshkuj dhe me mbi 1000 femra, njofton Klan Kosova.

Nga ky studim ata vunë re se tek femrat konsumimi i qumështit bënte më shumë efekt se sa tek meshkujt.

Femrat që pinin qumësht në sasi të mëdha ose të paktën 7 gota në javë, ulja e rrezikshmërisë nga prekja e artritit ishte shumë më e lartë në krahasim me ato që nuk pinë.

Të njëjtin efekt nuk mund të jepte kosi apo djathi sepse nga studimi u vu re se efektin e bënte konsumimi i qumështit të papërpunuar dhe jo nën produktet e tij.

Ndërkohë studiuesit po mendojnë të thellojnë studimet për të kuptuar pse ekziston ky ndryshim në mes grave dhe burrave.

Artriti është një nga sëmundjet më të përhapura në botë llojet e tij janë nga më të shumtat. Ato të cilat e prekin më shumë njeriun kanë simptoma si dhimbje ngurtësim apo edhe vështirësi në lëvizje.

Artriti dëmton indet e trupit të njeriut dhe si pasojë mund të prekë pjesë të tij apo edhe organet e brendshme.

 

lajme të ngjashme