Konkursi për infermier, futet shkolla e mesme, ankohet “bachelori” (VIDEO) NULL NULL 06.09.2025 20:40 06.09.2025 20:40 Si infermier punoi zyrtarisht për shumë vite në Spitalin e Pejës. Por në këtë institucion, Liridon Kastrati dëshiroi të ngritet në pozitë. Në konkursin e 22 korrikut, që u hap nga ky institucion dytësor shëndetësor, Kastrati konkuroi për dy pozita: drejtor i infermierisë dhe kryeinfermier i ortopedisë. Megjithatë, në kriterët e këtij të fundit, para se të kalonte afati, u bënë disa ndryshime, për të cilat Kastrati pretendon se u bënë me shkak. E veç kësaj, ky insiston se pati edhe presion nga menaxhmenti i spitalit për t’u përcaktuar vetëm në njërën pozitë para se të nënshtrohej provimit. As kohën e testimit, këmbëngul se nuk e pati të mjaftueshme, pasi thotë se brenda 60 minutave iu nënshtrua dy testimeve. Megjithatë, këto akuza po i hedhin poshtë nga Spitali i Pejës. Këta thonë se ndryshimi i kritereve për kryeinfermier u bë për të gjitha repartet, derisa e mohojnë edhe se ai pati kohë të kufizuar për testim. Këta të fundit thonë se i njëjti nuk ka bërë asnjë ankesë zyrtare, derisa mohojnë se të njëjtit iu bë presion në përzgjedhje, duke pohuar se e cilësojnë si shpifje. Konkursi është ende në procedura të zhvillimit. /Klankosova.tv