Konjufca: Veriu nuk kontrollohet nga Serbia, por nga Policia e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 08.11.2022 21:42 08.11.2022 21:42 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se pjesa veriore e Kosovës nuk kontrollohet nga Serbia, por nga Policia e Kosovës. “Serbia përmes argumentimit thotë se e kontrollon një pjesë të territorit të Kosovës, ashtu po do të thotë, ashtu po do ta argumentojë, tash e jona është t’ia argumentojmë të kundërtën që nuk e kontrollon, atje është Policia e Kosovës, patrullon policia kufitare, bazat e policisë së Kosovës janë në veri, doganat janë të Kosovës, kufijtë i ke në kontroll. Me këto veprime ne tregojmë dhe do t’ia argumentojmë që kjo strategji e Serbisë do të dështojë dhe është e pamundshme”, ka thënë Konjufca në Rubikon, njofton Klankosova.tv Sipas tij, tash ka nisur beteja rreth kësaj çështjeje. “Serbia i ka qëllimet e kundërta me Kosovën, do të tregojë që e kontrollon atë territor dhe tash ka nisur beteja rreth kësaj çështjeje dhe veprimet janë të organizuara brenda një skeme të madhe, e cila fillon prej manifestimit të grumbullimit përmes protestës, dorëheqjeve të orkestruara në çdo nivel, prej deputetëve, kryetarëve të komunave, deri te RTK-ja e mediet dhe në anën tjetër, përmes një koordinimi shumë të ngushtë me Vuçiqin, siç ishte sot dekorimi ta zëmë i policëve për akte të guximshme, dekorohen atje në Serbi e kështu me radhë”, ka shtuar ai.
Lajme Momenti emocionues kur familja nxirret e gjallë nga rrënojat në Siri (VIDEO) 25 sekonda më parë
Kosova Kurti vizitë në dy familje serbe, flet për mbështetjen ndaj fermerëve, bizneseve dhe punëkërkuesve (FOTO) 9 minuta më parë