Dialogu nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Konjufca takon Sorensenin NULL NULL 23.02.2026 12:17 23.02.2026 12:17 Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka pritur në një takim njoftues Përfaqësuesin Special të Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit, siç thuhet në njoftimin e MPJD-së në Facebook, Konjufca e informoi Sorensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Klankosova.tv. “Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim. Po ashtu, u diskutua momentumi aktual i dialogut dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm. “Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Klankosova.tv