Konjufca pret në takim drejtoren e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, flasin për intensifikim bashkëpunimi NULL NULL 28.02.2023 16:10 28.02.2023 16:10 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim drejtoren rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, e cila shoqërohej nga Massimiliano Paolucci, menaxher i zyrës së BB-së për Kosovë. Konjufca, me këtë rast, shprehu mirënjohje për kontributin që Banka Botërore ka dhënë ndër vite për Republikën e Kosovës, në mënyrë të veçantë për rimëkëmbjen dhe ngritjen e kapaciteteve socio-ekonomike përmes projekteve zhvillimore të mbështetura deri më tani. Në takim po ashtu u shkëmbyen pikëpamje për perspektivën ekonomike, marrëveshjen për përkrahjen e reformës për skemën sociale dhe projekte të tjera thelbësore me interes për vendin, si dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.