Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin, u ngutën ta bënin këtë pas Banjskës NULL NULL 08.12.2023 23:12 08.12.2023 23:12 Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Bashkimi Evropian, nuk ishte hapi më i mirë i bërë nga ta. Konjufca tha se BE-së fare nuk i takonte që ta propozonte një projekt-statut të tillë, pasi sipas tij, rendi normal i gjërave është që Kosova ta prezantonte një statut të tillë. “Ky ka qenë edhe qëndrimi i qeverisë sonë, një qëndrim shumë i drejtë dhe parimor, të cilin unë e mbështes. Sa i përket Bashkimit Evropian, po mundohem ndoshta ta shpjegoj arsyen se janë ngutur me propozimin e një statuti të tillë. Kjo ka të bëjë kryesisht me faktin që procesi ndoshta ngeci”. “Marrëveshja e Ohrit nuk u nënshkrua nga ana e Serbisë. Pastaj ndodhi sulmi terrorist dhe akti i agresionit të Serbisë mbi Kosovën, në fshatin Banjskë më 24 shtator. Pastaj bashkësia ndërkombëtare e kuptoi që ndoshta kjo për një periudhë mjaft të gjatë do ta bllokojë procesin politik dhe procesin e dialogut me Serbinë”, tha Konjufca për Zërin e Amerikës, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se agresioni i Banjskës ishte arsyeja se pse BE-ja është ngutur që ta propozojë një statut, duke ia marrë një kompetencë vetë Kosovës. “Kjo nuk i takon Bashkimit Evropian. Askund, në asnjë dokument kredibil, në të cilin bazohet edhe krejt procesi i negociatave, nuk thuhet që propozimi i statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe është kompetencë e Bashkimit Evropian”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025