Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kongresisti amerikan e mbështet Osmanin për largimin e tarifave të Kosovës ndaj ShBA-së

NULL NULL
04.04.2025 14:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar edhe zyrtarisht Qeverisë së Kosovës të enjten, të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane.

Siç thuhet në një njoftim nga Presidenca e Republikës, Osmani vlerëson se ky është një hap i rëndësishëm për thellimin e raporteve ekonomike me aleatin e Kosovës, SHBA-në.

Për këtë veprim të Osmani ka reaguar edhe kongresisti republikan amerikan, Marlin Stutzma, me anë të një postimi në platformën X.

Ai ka shpërndarë në X edhe shkrimin e Osmanit në të cilin shkruhet: “Çlirim”.

Thirrjen e Osmanit e kanë mirëpritur dhe e kanë mbështetur edhe Oda Ekonomike e Kosovës, dhe Oda Ekonomike Amerikane.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një vendim ku Kosovës i ka vendosur tarifa me 10 për qind.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.