Konflikti për pronë, kanoset me armë zjarri një burrë në Kllokot NULL NULL 26.07.2025 09:57 26.07.2025 09:57 Policia e Kosovës, foto ilustruese Një burrë dyshohet se është kanosur me armë zjarri në Kllokot tri ditë më parë. Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari kishin pasur një mosmarrëveshje për pronë, sipas policisë, transmeton Klankosova.tv. Nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti është duke u hetuar. “Më 25.07.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët kishin një mosmarrëveshje mes vete lidhur me një pronë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.