Konfiskohen mbi 200 mijë euro të padeklaruara në Portin e Vlorës (FOTO) NULL NULL 25.09.2022 15:44 25.09.2022 15:44 Para, fotoilustrim 218 mijë e 885 euro janë sekuestruar nga Policia Shqiptare në Portin e Vlorës, në operacionin e koduar “Excise”. Një person me inicialet A.B, është prangosur si i dyshuar. Sipas policisë paratë ishin të padeklaruara dhe me këtë rast 50-vjeçari kishte tentuar që të fuste edhe një sasi të verës. “Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një mjet kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin A.B”- njofton policia shqiptare përcjell Klankosova.tv