Konfiskohen 138 palë atlete sportive, dyshohet se janë të kontrabanduara NULL NULL 14.04.2025 10:06 14.04.2025 10:06 Foto ilustruese 138 palë atlete sportive janë konfiskuar gjatë së dieles në magjistralen Gjilan-Ferizaj. Ato dyshohet se ishin të kontrabanduara. Sipas policisë, është ndaluar një automjet me targa vendore, ku atletet janë gjetur brenda këtij automjeti. Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa vetura dhe malli janë deponuar në terminal doganor.