Konfirmohet vdekja e gjashtë shqiptarëve në aksidentin mes trenave në Greqi NULL NULL 05.03.2023 11:32 05.03.2023 11:32 Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e ka konfirmuar vdekjen e gjashtë shtetasve shqiptarë në aksidentin mes trenave në Greqi. Përmes një postimi në Facebook, ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të këtij aksidenti tragjik, përcjell Klankosova.tv. “Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike”, ka shkruar ajo. Tutje, ajo ka treguar edhe emrat e gjashtë të vdekurve në aksidentin mes trenave në Greqi. “Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident”: Klaudia Lato Ifigjenia Micka Erieta Molko Ioanis Xhiollas Denis Ruçi Pavlin Bozo