Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubishtë të Vitisë NULL NULL 18.03.2026 11:07 18.03.2026 11:07 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se është konfirmuar një rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubishtë të Vitisë. Sipas njoftimit, rasti i parë i konfirmuar me sëmundjen infektive të Tuberkulozes është identifikuar më 3 mars 2026, tek një fermer në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë. “Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe udhëzimin administrativ përkatës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) është duke vepruar brenda afateve ligjore të përcaktuara për ndërmarrjen e masave përkatëse, përfshirë edhe procesin e asgjësimit të kafshëve të infektuara.” Sipas dispozitave ligjore, eliminimi i kafshëve të konfirmuara me këto sëmundje realizohet brenda një afati deri në 30 ditë nga data e konfirmimit. “Në këtë kuadër, të gjitha veprimet institucionale janë duke u zhvilluar në përputhje të plotë me këtë afat kohor, duke garantuar menaxhim të kontrolluar dhe të sigurt të situatës.” /Klankosova.tv