Konfirmohet një i vdekur si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë NULL NULL 18.09.2024 13:05 18.09.2024 13:05 Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë. “Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti, njofton Klankosova.tv. Më tej, Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës rreth 60-vjeçare, teksa shtoi se njësitet policore po i zhvillojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.