Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konferenca në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është një imperativ gjeopolitik

NULL NULL
16.04.2024 14:25
Bashkimi Evropian
Foto ilustruese. Bashkimi Evropian

Zgjerimi i BE-së është një imperativ gjeopolitik, por duhet të bazohet në merita, ranë dakord sot pjesëmarrësit e konferencës “Zgjerimi dhe thellimi i Bashkimit: Çfarë është në rrezik për BE-në dhe qytetarët e BE-së në seancën e ardhshme parlamentare”, të mbajtur në Bruksel, organizuar nga Parlamenti Evropian dhe Instituti Universitar Evropian nga Firence.

Pjesëmarrësit në diskutimin mbi pritjet e procesit të zgjerimit në periudhën 2024-2029 mbrojtën integrimin gradual të vendeve kandidate në BE dhe theksuan rëndësinë e harmonizimit të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo që duhet të bëjmë në vitet e ardhshme është integrimi gradualisht i atyre vendeve që janë në rrugën e integrimit evropian. Kjo do të thotë se qëllimi është të përmirësojmë sa më shumë asociacionin politik të vendit dhe integrimin ekonomik përpara anëtarësimit formal”, tha kryetari i Komisionit  për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, dhe theksoi se ky është pikërisht qëllimi i Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, të cilit rajonit i ofrohen gjashtë miliardë euro ndihmë financiare shtesë.

lajme të ngjashme