Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koncertet e Roger Waters në Poloni u anuluan mes reagimit të tij të ashpër ndaj Ukrainës

NULL NULL
25.09.2022 18:15

Koncertet e planifikuara në Poloni nga bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters, janë anuluar për shkak të zemërimit ndaj qëndrimit të muzikantit ndaj luftës në Ukrainë.

Organizatori i koncertit, Live Nation Poland, e konfirmoi anulimin, por nuk dha asnjë arsye për këtë.

Debati u shkaktua nga një letër e hapur që Waters i shkroi zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska.

Në të, ai tha, “nacionalistët ekstremë” në Ukrainë “e kanë vënë vendin tuaj në rrugën e kësaj lufte katastrofike”.

Ai e akuzoi bashkëshortin e saj, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për dështimin e përmbushjes së premtimeve të fushatës zgjedhore për të sjellë paqe në rajonin e Donbasit dhe nuk përmendi përgjegjësinë e Rusisë për luftën.

Në përgjigje, Zelenska shkroi në Twitter se ishte Rusia ajo që pushtoi Ukrainën dhe tani po shkatërronte qytetet e saj dhe po vriste civilë.

“Roger Waters, duhet të kërkosh paqe nga presidenti i vendit tjetër”, ka shkruar ajo.

Letra e hapur e Water bëri që Lukasz Wantuch, një këshilltar i qytetit të Krakovit, t’i nxiste njerëzit t’i bojkotojnë koncertet.

Këshilltarët bashkiakë kanë hartuar një rezolutë për ta shpallur Waters person non grata, që do të votohet në një seancë më 28 shtator.

“Duke marrë parasysh sulmin kriminal të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe numrin në rritje të krimeve të luftës të kryera nga ushtarët rusë që po dalin në dritë, këshilltarët shprehin zemërim për tezat dhe deklaratat e bëra nga Roger Waters në lidhje me pushtimin rus të Ukrainë”, thuhet në rezolutë.

Waters, aktualisht është në turne në SHBA, ai këshilltarit të Krakov, i reagoi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke i thënë “Hej Lukasz Wantuch, lëri vetëm ata fëmijë”, kjo duke iu referuar tekstit të këngës klasike të Pink Floyd, “Another Brick in the Wall”.

Ai në media deklaroi se nuk e kishte anuluar vet koncertin, por hodhi akuza ndaj Wantuch duke thënë se është duke ia censuruar punën e tij.

Qeveria polake ka qenë një aleat i vendosur i Zelenskyt. Ajo ka dërguar qindra tanke dhe armatime të tjera të epokës sovjetike në Ukrainë dhe ka inkurajuar Bashkimin Evropian të vendosë sanksione më të ashpra kundër Rusisë.

lajme të ngjashme