Komuna i dhuron autobus Trepçës, Bahtiri u blen fanella NULL NULL 30.04.2016 16:40 30.04.2016 16:40 Klubit i futbollit Trepça nga Mitrovica është bërë me autobus, pasi që komuna e Mitrovica i ka dhuruar një të tillë klubit më të dashur të Mitrovicës. Ceremonia e dhurimit të autobusit është bërë në zyres e klubit Trepça në stadiumin ‘Adem Jashati’, ku kryetari i klubit, Avni Haxhiu e ka pritur në takim kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ia ka dorëzuar zyrtarisht vendim për dhënien e autobusit, i cili të martën do të jetë në zotërim të klubit, transmeton Veriu.info. Me këtë rast kryetari i klubit Avni Haxhiu e ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mbështetjen e dhënë, por ka treguar se klubi ka nevojë edhe për përkrahje tjetër, pasi që fanellat nuk i kanë të mira. Pas kësaj kërkese kryetari Bahtiri i ka premtuar se komplet fanellat në vlerë prej 3 mijë euro, do t’ia blej Trepçës në Belgjikë, aty ku ishte kërkesa e klubit, të cilat do të paguhen nga firma e Agim Bahtirit, Green Mushroom Farm me seli në Holandë.