Komuna e Prishtinës u siguron banesa me qira familjeve të prekura nga vërshimet NULL NULL 13.01.2026 18:21 13.01.2026 18:21 Vërshimet e ditëve të fundit që përfshinë vendin tonë, lanë shumë familje pa kulm mbi kokë. Njëjtë ndodhi edhe në Prishtinë. E kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, njoftoi se familjeve të prekura nga vërshimet u kanë siguruar banesa me qira, “të cilat Kryeqyteti do t’i mbulojë për gjashtë muaj”. Ai tha se sot ka vizituar disa nga familjet e evakuuara nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet. Rama tha se do të vazhdojnë të jenë angazhuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetareve të Kryeqytetit. /Klankosova.tv