Komuna e Prishtinës sivjet jep para, jo dru (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 15.11.2022 20:22 nga Arbëresha Fazliu 15.11.2022 20:22 Komuna e Prishtinës e ka përpiluar një propozim vendim që të ndihmojë me nga 250 euro për blerjen e drunjve për ngrohje, 1,045 familje të cilat janë në asistencë sociale. Ky propozimvendim pritet të hidhet për votim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal i cila pritet të mbahet në fund të muajit nëntor.