Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Drenasit, fituese në turnirin në futboll mes komunave të Kosovës

NULL NULL
01.07.2024 08:54
Foto nga AKK-ja
Foto nga AKK-ja

Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës është mbajtur turniri në futboll të vogël mes komunave të Kosovës me rastin e 23-vjetorit të themelimit të AKK-së.

Turniri u mbajt në frymën sportive e miqësore dhe po shërben edhe si aktivitetet social mes komunave, përcjell Klankosova.tv.

Ekipi i Drenasit fitoi vendin e parë, e Malishevës vendin e dytë, e Gjakovës vendin e tretë ndërsa lojtari i turnirit u shpall Burim Frrokaj nga Gjakova ndërsa portieri më i mirë i turnirit u shpall Besnik Krasniqi nga Malisheva.

Turniri në futboll të vogël mes Komunave të Republikës së Kosovës tashmë është bërë tradicional që mbahet në shënim të përvjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.