Kompanisë të telekomunikacionit i humbin shërbimet në Gaza NULL NULL 04.12.2023 16:55 04.12.2023 16:55 Paltel, një nga kompanitë kryesore të telekomunikacionit që i shërben Gazës po raporton se të gjitha shërbimet e saj kanë humbur në qytetin e Gazës dhe në veri të territorit. Kjo për shkak të rifillimit të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit. Kompania tha se skuadrat e saj teknike po punojnë pa pushim me të gjitha mjetet e disponueshme për të rivendosur shërbimet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Që nga fillimi i luftës në tetor, Gaza ka raportuar se ka ndërprerje elektrike dhe komunikimi për periudha kohore.