Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kommersant: Rusia kritikon Serbinë për nënshtrim ndaj Perëndimit  

NULL NULL
18.04.2022 13:56
Beograd, 3.04.2022. - Srpska napredna stranka (SNS) organizovala je pracenje izbornih rezultata, veceras u centrali SNS u Beogradu. Na fotografiji govori predsednik Srpske napredne stranke Aleksandar Vucic. (BETAPHOTO/MILAN OBRADOVIC)

Gazeta ruse Kommersant, shkruan se Moska zyrtare ka nisur të irritohet nga qëndrimi neutral i Serbisë lidhur me luftën në Ukrainë, duke pasur parasysh se me deklarata i del në krah Rusisë, ndërsa në vepër merr pjesë në votimin për përjashtimin e Rusisë nga organizmat ndërkombëtar.

Gazeta citon zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, të ketë thënë se Moska nuk i kupton përfaqësuesit e vendeve që përpiqen për një politikë të pavarur dhe të ekuilibruar, por që thonë se janë nën presion të paparë nga vendet perëndimore dhe për këtë arsye bëjnë kompromis.

“Ne nuk e kuptojmë këtë. E dimë se ka presion. Por, nëse bëhet fjalë për ata që pretendojnë se janë miqtë tanë, është e pamundur të kuptohet,” citon Kommersant Zaharovën.

E përditshmja ruse, shkruan se Vuçiq mund të tregojë “qëndrim më miqësor ndaj Rusisë”, nëse përvec mos-vendosjes së sanksioneve, e merr parasysh dëshirën e presidentit Vladimir Putin – të përfshijë më shumë politikanë në qeverinë serbe që janë të orientuar drejt zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë.

Sipas Kommersant, është shumë me rëndësi që në qeverinë e re të ketë pozitë të lartë, Ivica Daçiq, lideri i Partisë Socialiste që është partneri kryesor i Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.