Komiku mbush stadiumin me 73 mijë vetë, hyn në histori NULL NULL 18.07.2026 13:18 18.07.2026 13:18 Komiku amerikan Shane Gillis ka hyrë në historinë e Guinness pasi ka shitur 76 mijë e 212 bileta për performancën e tij në stadiumin “Lincoln Financial Field” në Philadelphia. Rekordi u konfirmua zyrtarisht nga përfaqësuesit e Guinness World Records. Gillis pritet të vendosë edhe një rekord të dytë për audiencën më të madhe në një shfaqje komedie, nëse numri i të pranishmëve konfirmohet. Gjatë dy vjetëve të fundit ai ka shitur mbi një milion bileta në më shumë se 100 shfaqje. Me këtë sukses, Shane Gillis forcon pozicionin e tij si një nga emrat më të mëdhenj të komedisë amerikane sot.