Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komediani mysliman që lufton stereotipet për Islamin (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2016 12:59

Komediani algjerian, Fares Mekideche që ndryshe njihet me nofkën “Couscous” ka themeluar spektaklin e tij të humorit në vitin 2009 me qëllimin që të sfidojë steorotipet negative e krijuara rreth Islamit.

“Në spektaklet e mia zakonisht shpërndajmë mesazhet që jepen edhe në Islam, si dashuria, respekti dhe përpiqem që të mbroj imazhin e kulturës sonë që pothuajse çdo ditë luftohet në media” , ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Nofka e tij “Couscous” rrjedh nga ushqimi i njohur i Afrikës veriore, ushqim të cilin ai e përgatit para çdo spektakli duke ndjekur recetën e nënës së tij.

“Në çdo spektakël gatuaj për rreth 200 deri 400 persona, më së shumti kam gatuar në sasinë prej 800 pjatave” ka thënë ai.

Spektaklet e tij janë në një edicion special për muajin e Ramazanit ndërsa në përfundim të spektaklit, të gjithë hanë iftar së bashku.

“Edicioni i spektaklit për Ramazan është një mënyrë për të thënë: E dini çfarë, ne jemi njerëz të mirë, kultura ynë, feja ynë janë vlerat tona, fuqia ynë. Ne nuk kemi për qëllim të vrasim asnjë njeri dhe ne duam njerëzit e tjerë”, ka përfunduar ai duke thënë se humori është mënyra më e mirë për të tejkaluar problemet.

lajme të ngjashme