Kombinimi me plot përfitime shëndetësore, mjaltë me arra NULL NULL 23.10.2018 21:00 23.10.2018 21:00 Kombinimi i mjaltës me arra i siguron trupit të gjitha vlerat thelbësore duke filluar nga vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme. Disa nga përfitimet kryesore janë ulja e tensionit të gjakut, forcimi i imunitetit, lehtesimi i dhimbjeve të kokës si dhe ndihmon me aneminë. Përgatitja është shumë e thjeshtë: Përzieni gjysmë kilogrami arra dhe gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni. Këtë përzierje duhet ta konsumoni 3 herë në ditë, para konsumimit të vakteve. Mjalti me arra janë dy ushqime që jo vetëm plotësojnë, por edhe përmirësojnë vlerat e njëri-tjetrit.