Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes me Lituaninë NULL NULL 22.03.2021 13:13 22.03.2021 13:13 Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvilloj seancën e radhës stërvitore para ndeshjes miqësore që pritet të luhet kundër Lituanisë. Stërvitja do të zhvillohet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali në orën 16:00. “Ky ndryshim në agjendën e Kombëtares ka ardhur si rrjedhojë e motit të ligë dhe ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.Stërvitja është e hapur për media 30 minuta!”, njofton Federata e Futbollit e Kosovës përcjell Klan Kosova. Ndeshja miqësore do të luhet të mërkurën më 24 mars, në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.