Kombëtarja e Kosovës në karate shpallet e dyta në Evropë NULL NULL 30.07.2022 17:45 30.07.2022 17:45 Kombëtarja e Kosovës në karate është shpallur e dyta në Evropë, në kuadër të Lojërave Evropiane për Universitete, që janë mbajtur në Lodz të Polonisë. Ekipi i heroinave tona në garat ekipore në karate gjatë Lojërave Evropiane për universitete me luftat e tyre arritën në piedestal të medaljeve duke mos arritur ta kalojnë sfidën me Ukrainën në finale. Derisa gjatë ditës së djeshme Betim Maliqi, është stolisur me medaljen e argjentë, në kategorinë deri në -75 kilogramë, transmeton Klankosova.tv. Federata e karatesë së Kosovës mori pjesë me dhjetë garues që njëherazi janë edhe studentë.