Kombëtarja e Kosovës mposht edhe Luksemburgun në hendboll NULL NULL nga Jon Ajeti 04.06.2021 21:39 nga Jon Ajeti 04.06.2021 21:39 Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, ka shënuar fitoren e dytë me radhë në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve për “Euro2022” Dardanet në takimin e dytë mposhten Luksemburgun me rezultat 33 me 27. Ekipi i Kosovës, gjatë gjithë ndeshjes ishte në avantazh dhe fitorja nuk iu rrezikua asnjëherë. Golashënuesja me e mirë ishte Pashkë Marku me 10 gola , kurse nga 8 i shtuan Albina Rugova dhe Suzana Ujkiq. Të shtunën Kosova, do ta zhvilloj ndeshjen e fundit të kësaj fazë, ndaj Portugalise që po ashtu ka dy fitore në këtë grup. Vetëm ekipi që zë vendin e parë do të vazhdoj tutje në fazën tjetër kualifikuese.