Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komandanti i ushtrisë, Joseph Aoun zgjidhet president i Libanit

NULL NULL
10.01.2025 19:36
Komandanti i ushtrisë, Joseph Aoun zgjidhet president i Libranit
Komandanti i ushtrisë, Joseph Aoun zgjidhet president i Libranit

Parlamenti i Libanit votoi të enjten për të zgjedhur komandantin e ushtrisë, Joseph Aoun si kreun e shtetit.

Votimi erdhi disa javë pasi një marrëveshje e dobët armëpushimi ndaloi një konflikt 14-mujor midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, dhe në një kohë kur udhëheqësit e Libanit po kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për rindërtim, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Aoun, pa asnjë lidhje me ish-presidentin Michel Aoun, shihej gjerësisht si kandidati i preferuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite, ndihma e të cilëve Libanit do t’i duhet ndërsa kërkon të rindërtohet.

Seanca ishte përpjekja e 13-të e legjislaturës për të zgjedhur një pasardhës të Michel Aoun, mandati i të cilit përfundoi në tetor 2022.

 

lajme të ngjashme