ZvKM, shefi i tij KM dhe pushteti i nëntokës së pushtetit 123 string(12) "Ardian Gjini" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/11/Ardian-Gjini.jpg" nga Ardian Gjini 30.11.2015 10:09 30.11.2015 10:09 Videoja e cila qarkulloi nëpër portale e në rrjetet sociale, e në të cilën shihen policët e armatosur deri në dhëmbë tek sa mësyjnë në zyrat e një partie parlamentare do të mbahet mend gjatë. Në historinë e Kosovës, sidomos të qerek shekullit të fundit, ka shumë incizime të cilat janë ngulitur në kokat tona. Për shumë kohë ato kanë qenë të ruajtura nëpër arkiva, por tani të gjitha gjenden online dhe të qasshme për këdo, ashtu siq do të jetë edhe kjo e sotmja. Gjeneratat që vinë do të bëjnë krahasim. Sot jam absolutusht i bindur se ajo mësymje e policisë është veprimi më i turpshëm i pushtetit në Kosovën e pavarur. Shpresoj sinqerisht se urdhërdhënësit dhe planifikuesit e operacionit nuk kanë qenë krejtësisht të vetëdijshëm për atë që po bënin. Sepse në atë rast do ta gjejnë mënyrën për të kërkuar falje, ndonjë ditë, në ndonjë mënyrë. Jo një partie politike por gjithë popullit të Kosovës. Por nëse ato pamje kanë qenë me të vërtetë ajo që urdhërdhënësit dhe planifikuesit kanë dëshiruar që të gjithë ne t’i shohim, atëherë pa asnjë dyshim, një ditë ata do të përfundojnë në plehrat e historisë së Kosovës. Nëse qëllimi i tyre ka qenë demonstrimi i forcës dhe frikësimi anëtarëve të një partie opozitare atëherë ata me të vërtetë kanë lajthitur fare. Kosova dhe populli I saj tani e kanë edhe një video e cila sa herë të shikohet do t’iu kujtojë figurat “markante” politike të viteve 2014 dhe 2015, ZvKM-në dhe “shefin” e tij KM-në . Së pari, mësymja ishte e tillë thuajse zyrat e asaj partie të ishin qerdhe terroristësh. E nëse për një moment flasim puro legalisht, ajo parti politike nuk është shpallur as terroriste e as ekstremiste. Apo mos ndoshta qeveria ka marrur vendim vet, pa gjyq, për ta shpallur atë parti të tillë? Ndoshta Ministri i Brendshëm së bashku me shefat e tij ZvKM dhe KM e ka marrur një vendim të tillë? Nuk kishte me qenë e habitshme, i vogël i vogël por për punë të mëdha është ai. Një aksion i tillë padyshim se nuk mund të arsyetohet me arrestimin e një deputeti për të cilin kishte fletarrest dhe i cili ishte lokalizuar plotësisht. Në kuptimin logjik të drejtësisë, ajo mësymje nuk mund të arsyetohet assesi. Kur synimi për zbatimin e ligjit del prej logjikës së shëndoshë, në thelb assesi nuk kemi të bëjmë as me drejtësi e as me ligj. Kemi të bëjmë me hakmarrje të pushtetit ndaj qytetarëve të vet që nuk pajtohen me të?… apo që synojnë t’i heqin ZvKM-në dhe shefin e tij KM-në nga pushteti? Dy ditë para mbajtjes së manifestimit opozitarë, pushteti i nëntokës së pushtetit, filloi të kërcënonte me bomba të kurdisura. Policia e Kosovës deklaroi se do t’i hulumtojë thirrjet e rreme për vendosjen e bombave nëpër lokacione të ndryshme. E vërteta e kësaj pune është se thirrësi apo thirrësit “anonim” nuk do të gjenden kurrë. Jo pse policia është e pazonja për ta bërë një gjë të tillë apo se nuk e ka teknologjinë e nevojshme. Mund ta provojë kushdo, ta bëjë një thirrje anonime prej cilitdo telefon apo mjet tjetër komunikimi. Për një orë do ta kenë policinë te dera. Por kësaj rradhe thirrësi apo thirrësit nuk do të gjenden kurrë sepse janë pushteti i nëntokës së pushtetit. Alarmeve për bomba iu paraprinë deklaratat skandaloze të zyrtarëve më të lartë të shtetit për rrezikun nga sulmet terroriste. Këta budallenj, i ftonin qytetarët e tyre që të mos mblidhen nëpër diskoteka e nëpër tubime tjera sepse kinse paska rrezik të lartë. Këta budallenj ia qesin faqen e zezë vendit dhe e zhysin në depresion popullin vetëm për të mbetur në pushtet. Athua menjëherë pas manifestimit të opozitës kaloi rreziku nga sulmet terroriste? A ka ndonjë në mesin e budallenjve që tani na tregon si kaloi ky rrezik? Apo janë po të njejtit budallenj që shkruanin statuse idioteske në profilin e Kryeministrit? Apo ai vet? Sepse logjika e këtyre deklarimeve është plotësisht e njejtë, identike. Një deklaratë tjetër interesante ishte ajo e zëdhënësit të policise se në manifestimin e opozitës morën pjesë katër deri në pesë mijë protestues. Në kushte tjera kjo deklaratë do të quhej komike, dikush edhe do të mund të thoshte se zëdhënësi i policisë ndoshta nuk i njeh numrat apo nuk e di matematikën. Por në rastin kur zëdhënësi detyrohet ta bëjë një deklaratë të tillë qesharake atëherë i gjithë lajmi është tragjikomik. Kjo deklaratë është plotësisht në harmoni me deklaratat e “menjëhershme” të ZvKM se opozita nuk gjeti mbështetje popullore. Zëdhënësi i policisë në fakt u shëndërrua në zëdhënës të ZvKM. Ai duhej ta konfirmonte deklaratën e shefit “me shifra”;… ta bënte kredibile. Kështu pak nga pak e kanë filluar edhe në Korenë e Veriut, ama para një viti përfunduan “duke e fituar kupën e botës në futboll”. Deklarata tjetër interesante e ZvKM ishte se “Rusia po synon destabilizimin e Kosovës”. Shihe ti, ZvKM na e paska zbuluar ujt e ngrohtë! Ky problematiku që po dëshiron të bëhet President, me spica të lodht, po provon t’i tregojë botës se opozita në Kosovë qenka pro Ruse; madje edhe më pro Ruse se Nikolic, Vucic, Dacic, etj;… ata janë proeuropianë mu sikur ZvKM dhe bashkë me ta po provon me e mbrojt Kosovën prej Rusisë… shihja ti logjikën. Këto deklarata të ZvKM po dëshmojnë se kur vjen puna te pushteti edhe ai mendon e vepron sikur “shefi i tij” KM. Madje ia kalon. Nuk e bën hesap as “luftën e shenjt të UÇK-së” as shtetin, asgjë. Ndoshta edhe po e mëson shefin e tij, KM-në se çfarë statuse duhet të shkruajë në rrjetet sociale? Pyetja më interesante për t’iu përgjegjur është: Pse ishin aq të interesuarar ZvKM dhe shefi i tij KM që manifestimi i opozitës kundër Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi të dështonte?… dhe pse ende po tentojnë ta paraqesin atë manifestim si dështim edhepse kamerat e gjithë botës e panë se sa ishte numri i manifestuesve? Pse po iu intereson që opozita të mos ketë mbështetje për këto dy tema?? Përgjegja e parë mund të jetë se ndoshta ZvKM dhe shefi i tij KM po mendojnë se marrëveshjet janë të mira;… por ata vet po e mohojnë një gjë të tillë kategorikisht, po thonë se marrëveshjet janë të këqija por nuk po kanë ‘qare’ pa i implenmentu. E kur opozita po iu gjen qaren po thonë se kjo nuk është qarja…hajde e bjeri në fije Përgjegja e dytë mund të jetë se ndoshta ZvKM dhe shefi i tij KM po frigohen se po e humbasin pushtetin kundrejt opozitës;… por edhe këtë po e mohojnë kategorikisht, po thonë se opozita nuk ka mbështetje as popullore, as ndërkombëtare e as institucionale as Serbe as Malazeze, vetëm Ruse…?! Sido që t’u ipet përgjegje këtyre pyetjeve, del se si ZvKM ashtu edhe shefi i tij KM janë krejtësisht të painteresuar për shtetin por vetëm për mbajtjen e pushtetit. Se janë një duet që është në gjendje ta shkatërrojë çdo institucion të shtetit dhe vet të ardhmen e shtetit, vetëm për të mbetur në pushtet. Fundja, këtë e kanë ”dëshmuar” sa e sa herë. Ndërsa për vartësit e tyre Ministra, ZvMinistra e këshilltarë as mos të flasim. Qyrraven gjithë ditën dhe bëjnë be rrejshëm në krye t’nones vetëm për t’i mbrojtur shefat e vet. Jo pse i duan, por për pushtet.