Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq një Llukashenko i BE-së në Ballkan

123
string(13) "Paolo Raffone" NULL
nga Paolo Raffone 07.04.2017 14:14

Stabiliteti ka fituar 9 me 1 mbi demokracinë, mbi sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Një kryevepër e cinizmit është rezultati i një dëshpërimi evropian? Prospektivat rajonale, dhe të çdo vendi ish-jugosllav, mbeten të pasigurta dhe të brishta. Aktori historik kryesor në rajon, Italia, përjeton një amnesti dramatike.

Zgjedhejet presidenciale në Serbi kanë konfirmuar trendin etno-nacionalist dhe marrjen e shtetit nga elitat që mbijetuan në luftrat e të ’90 të cilat dolën të pa demtuara nga proceset gjyqësore ndërkombetare të më vonshme . BE-ja, me Gjermaninë dhe Italinë në krye ka zgjedhur stabilitetin duke anashkaluar principet e rendit e ligjit dhe të lirive themelore duke perfshirë atë të shprehjes.

Me ngërçin e instaluar të fqinji maqedon dhe atë strukturale në Bosnje, zgjedhja e Berlinit ka qenë të mbajë të paktën një interlokutor solid në pushtet, në Serbi. Kjo me shpresën për të perfshirë Serbinë në Perëndim, ose të pakten ta bejë më pak të ndjeshme ndaj thirrjes së motrës së madhe sllave, Rusisë.

Një sakrificë democratike e diktuar nga dëshpërimi që mbizotron në rajon dhe nga nevoja për të garantuar një mur rrethues të fortë për mbylljen e rrugës ballkanike për migrantet e lindjes se mesme ( me Turqinë nuk dihet asnjehere…).

Në fakt është heshtur që gjysma e zgjedhësve nuk kanë votuar dhe gjysma e tyre kanë votuar për Aleksandar Vuçiqin.

I zgjedhur me 1/4 e votusve pas nje fushate farsë dhe të drejtuar me mjete shtrënguse (9/10 faqet e para të “krahasuar” nga Vuçiq jane një shembull). Pas këtyre zgjedhjeve, ka lindur një “Bielo Serbi” në këte mënyre BE-ja gjermanike ka Llukashenkon e tij të vogël në Ballkan.

Në planin ekonomik Serbia do të vazhdojë të krijojë punë për ploretariat me rroga që shkojnë nga 100 deri në 300 euro, për fatin e mirë të dekolonizatorëve europianë ndoshta edhe atyre kinez Produktet do të jenë të paarritshme pr lokalët, dhe të destinuara për tregun evropian, po ashtu ndodh me fiat-in 500L- nderkohë që drejtimi i mendjeve të të rinjve do vazhdojë të orientohet drejt destincioneve me prespektiva më të mira.

Infrastrukturat e mëdhaja- që tashmë mund të riemërohen euro-kineze do të kryhen me një kalim më të shpejt duke zvogëluar pasazhin tangjencial lokal. Ateherë rrjeti i autostradave dhe hekurudhave do të kompletohet sipas euro-korridorit të famshm nderkohe ai i JUG-ut deri në Durres do t’i interesojë më shumë Kines.

Aeroporti i Beogradit do të shohë me në fund rilancimin e tij rajonal dhe trans-kontinental me kosto të ulët me Etihad-Alitalia-AirSerbia në krye (në dëm të aeroporteve italiane dhe ne konkurim me ato gjermane dhe turke).

Në çelës anti-Russ, ndërkohë që shpejtohet ndërtimi i gassjellsit “amerikan” TAP në Ballkanin meridional drejt Italisë, në 2018 Serbia duhet te shikoj 60 milionë fonde europiane për kompletimin e e gasjellësit të ri serb-bullgar që do të plotesojë 80% të kërkesës së brendshme në Serbi.

Këto rrjete biznesi ishin shtylla kurizore e Jugosllavisë dhe mbijetuan duke u propozuar si i vetmi kanal i globalizuar, nder-etnik dhe pa kufi që nga rajoni ballkanik arrin në zemren e BE-se. Nuk është një rastesi, në fakt, ku në këto kanale ndërthuren trafikimi i njerëzve dhe i xhihadistve që preokupojnë tej mase evropianët.

Kanali i privilegjuar për riciklimin në euro, në hyrje dhe në dalje të Ballkanit, me banka mbeshtetese gjatë gjithë rrugë kalimit (banka evropiane por edhe turke, në Kosovë, Shqipëri, dhe Mal te Zi). Ballkani konfirmohet në këtë mënyrë si markë e perandorive, duke u bërë urë lidhese në drejtimet JUG-VERI dhe LINDJE-PERENDIM.

Në planin gjeopolitik, dy “strategji të mëdha” janë në tavolinë.

E para, euro-gjermane parashikon riforcimin e shteteve aktuale ballkanike me një stabilizim më të madh sesa demokratike multietnike, gjithmonë në përspektiven -tashmë të larget- të anëtarësimit në BE.

E dyta, në një farë mënyre neo-amerikane parashikon një disimpenjim gradual duke lënte të hapur mundesinë e tolerimit për kombinimin territorial në bazë etnike-linguistike-fetare, duke i dhënë jetë për herë të parë një mini etno-federate (një botim i ri, pas nje çerek shekulli, të Serbisë, Kroacisë, e Shqiperis së “madhe”).

Të dyja janë të orjentuara të thejnë akullin e viti ’95 nga marrvëshjet e Dayton-it, por jo edhe rezultatin e bombardimeve të vitit ’99 në Serbi, që solli si rezultat lindjen e shtetit të Kosoves.

Në këto alternativa ndërhynë Rusia, që ndryshe nga Turqia, për të rekuperuar imazhin e humbur në vitet ’90, luan vetem një rol me një kontrast dinjitoz në aneksimin ballkanik ne BE dhe NATO.

Nga “reziku” rus nuk shihet gjë tjeter veçse një homologram teatral. Ndersa Turqia, sheh në rajon një pjesë të ish-perandorisë të saj të humbur shekullin e kaluar. Nuk ështe nje rastesi që aktivizmi i kooperacionit turk, si ajo shtetrore (TIKA) dhe ato paralele siç janë gulenistët, është presente jo vetëm në Kosovë- me rreth 200 struktura “karitative dhe edukative”dhe 286 ushtarë turq që “formojnë” policinë ushtarake lokale- duke arritur deri në Serbi, e cila nuk refuzon ndihmat humanitare.

Nga një përcarje të mundshme të interesave sipas formules trelaterale  (Rusi-Iran-Turqi) amerikanët me sauditet dhe me binomin e pa mungushem Francë-Britani, mund të rezultojë një paqe ballkanike e re.

Një Serbi më e fortë, mund të jetë zgjidhje më e volitshme në kohërat moderne. Kjo do të lejonte dhe trasformimin e 3000 antarëve të Forcave të Sigurisë së Kosoves në një forcë të armatosur efektive me disa mijëra ushtarë.

Ajo që habitë është Italia, një vend kufitar i afert me shtetet e ish-Jugosllavisë dhe që historikisht ka pas një influencë determinante në Jugosllavinë e Titos.

Sot arrinë të shprehë një retorikë bajate dhe sterile pro-serbe- e prezantuar në skenë nga një rrjet i vjeter i perbere nga “burra hije” të lenë aty si japonezët në ishull – edhe pse kanë permbushur kërkesën amerikane për njohjen e Kosoves. Një asimetri e pa kuptushme e mendimit strategjik, duke parë qe prej tre turnesh ka komandën e NATO-se dhe KFOR-it në Kosovë (me rreth 2000 ushtarë dhe karabinierë të MSU) nga viti 2010 – 2015 ka pas nje rol determinant në përmbylljen e marrveshjeve në Bruksel për stabilizimin e marrëdhenjeve midis Serbisë dhe Kosovës, deri në 2015 ka qenë në krye të EULEX-it krahu ekzekutiv i sundimit të ligjit evropian.

Përveç kësaj, më parë, Italia ka drejtuar UNMIK-un dhe ONU-un në Kosove, sot është ne krye të OSBE-se (Lamberto Zanieri),  ka hapur ambashiaden Italiane ne Prishtine, ndërsa në Shpiperi kishtë drejtuar me sukses operacionin ALBA.

Mos të harrojmë rolin italian në NATO në krahë të aleatve gjatë bombardimeve në Serbi në ’99. Nga e gjithe kjo nuk mbetet gjë tjetër vçcse një kujtim i venitur të atyre qe kishin oportunitetin për te jetuar atë kohë ku sot merr kuptimin e një të kaluare. Keshtu, nga hutimi gjeneral i masave valvitet gezimi i stabilitetit në pushtetin në Serb -nga Vukovari në Presidencen e Serbisë- pa një analize kritike o prospektive, duke abandonuar në fatin e tyre popujt të ish Jugosllavisë dhe shumë të tjerë që në çerek shekulli kanë sherbyer me krenari yllin italian në tokat ballkanike

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme