Stabiliteti si paradigmë dhe lënia e demokracisë "për më vonë" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stabiliteti si paradigmë dhe lënia e demokracisë “për më vonë”

123
string(12) "Ardian Gjini" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/11/Ardian-Gjini.jpg"
21.03.2016 09:15

Në Kosovë, korniza brenda të cilës duhet të formulohen dhe të ekzekutohen të gjitha politikat dhe veprimet është stabiliteti. Deri tek kjo paradigmë kontraverse kemi ardhur të paktën për shkak të dy ngjarjeve aspak të ndërlidhura në mes vete. Dhe në dy etapa.

Etapa e parë

Ngjarja e parë janë sulmet terroriste të 11 shatorit 2001, e  cila e shkundi rëndë ëndrrën dhjetë vjeqare të liberalëve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Përhapja e demokracisë dhe tregtia globale nuk përbënin kurrfarë garance për paqen globale. Akterët joshtetërorë ‘pozitivë’ ishin krejt të pafuqishëm kundrejt akterëve joshtetërorë ‘negativë’, e që ishin organizatat terroriste. Aq më tepër, këto organizata terroriste kishin gjetur mbështetje morale publikisht dhe mbështetje logjistike fshehurazi, nga shtete sovrane.

Lufta ndërmjet forcave guerrile Shqiptare dhe forcave qeveritare Maqedonase kishte filluar disa muaj më heret. Bota perendimore, mbështetësi më i madh i kombeve të Ballkanit në përgjithësi, e i Shqiptarëve në veqanti, kishte marrur vendim. Në Ballkan duhet ruajtur stabiliteti, me çdo kusht.

 

Ngjarja e dytë janë trazirat e dhunshme të Marsit të vitit 2004 në Kosovë. Ishin ato trazira që e shkundën Ballkanin edhe një herë dhe atë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që kishte investuar në Ballkan. Deri më 2004, veprimet dhe politikat sikur që ishin krijimi i administratës vendore të UNMIK-ut, mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme, fillimi i sistemit të buxhetimit, targat e automjeteve, dhe dokumentet e udhëtimit për Kosovarët, ishin dukur të mjaftueshme për ta mbajtur Kosovën të qetë, stabile dhe në rrugë të shtetndërtimit. Poashtu, mbajtja e Kosovës në hap të ngadaltë drejt pavarësisë tentonte të ishte politikë për stabilitet ballkanik. Por për një moment u pa se jo vetëm Kosova, por as Ballkani nuk mund të mbahej stabil pa ndryshuar diçka, e ai ndryshim ishte hapja e rrugës së pavarësimit të Kosovës. Paradoksalisht, insistimi në stabilitet kishte shkaktuar destabilizim, e rreziku për destabilizim i kishte hapur rrugë procesit të stabilizimit më afatgjatë. Është shumë me rëndësi të përmendim këtu-edhepse del nga konteksti i këtij shkrimi-se trazirat e Marsit përpos që e shpejtuan zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës, e lanë shtetin dhe popullin e Kosovës me një çmim për ta paguar, çmim që nuk e kishim parashikuar më parë, ‘pakoja’ e Ahtisaarit dhe anekset e saj. Pavarësia e Kosovës erdhi për hir të stabilitetit, por edhe aranzhimet kushtetuese të shtetit të ri u dizajnuan për hir të stabilitetit.

Etapa e dytë

 Menjëherë pas nisjes së bisedimeve për ‘statusin përfundimtar’ të Kosovës, në politikën vendore filloi lufta e egër politike. Ashtu sikur disa muaj para çlirimit të Kosovës që kishte nisur lufta për t’i marrur meritat për lirinë, që në takimin e parë të delegacioneve në Vjenë kishte nisur lufta se kush do ta lexonte deklaratën e pavarësisë. Sjellja e fakteve për këtë që thash kërkon shkrim të posaqëm por kjo është një e vërtetë e pamohueshme dhe e ditur nga të gjithë pjesëmarrësit në biseda por edhe nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Pra, stabiliteti i synuar edhe përmes shpalljes së pavarësisë së mbikëqyrur rrezikohej nga lufta e brendshme. Amerika dhe NATO do të ‘mbeteshin pa merita’ për pavarësinë, ashtu siq mbetën pa merita edhe për lirinë, për shkak të luftës së ‘vendorëve’ për t’i uzurpuar ato. Fati ynë i mirë është që as Amerika e as NATO nuk vraponin për t’i mbledhur meritat e veta e që ishin jo vetëm të pamohueshme por edhe esenciale.

Sidoqoftë, pavarësia e Kosovës u shpall dhe stabiliteti u ruajt sado kudo. Por menjëherë pas pavarësisë filloi faza e dytë e ruajtjes së stabilitetit, faza ndoshta më e dhimbshme për Kosovën, paradoksdalisht.

Stabiliteti në esencë nuk është i keq, përkundrazi. Stabiliteti duhet të jetë parakusht për zhvillim ekonomik dhe për stabilizim të demokracisë. Stabiliteti është i nevojshëm edhe për shtresim të sundimit të ligjit. Por në rastin e Kosovës ndodhën edhe paradokse tjera. Një analist i huaj para pak muajsh shkruante se arsyeja kryesore për rritjen e problemeve të Kosovës është ‘ruajtja e stabilitetit në dëm të demokracisë për një periudhë të gjatë kohore’.  I vetmi rast kur në një shtet sovran stabiliteti ruhet në dëm të demokracisë është mbajtja e një regjimi autoritarë ose e një ‘force dominuese politike’ në pushtet kundër vullnetit të shumicës. Përndryshe edhe fjalia “ruajtja e stabilitetit në dëm të demokracisë” do të ishte një paradoks i termave.

Viti 2010 e shënoi kulmin e ruajtjes së stabilitetit në dëm…! Arsyet mund, dhe besoi, kanë qenë nga më të ndryshme. Fillimi i bisedimeve me Serbinë me siguri ka qenë arsyeja kryesore. Eshtë plotësisht e kuptueshme nëse këto bisedime jopopullore duheshin nisur për shkak të stabilitetit të Ballkanit dhe për shkak të të ardhmes së Unionit Europian në Ballkan e më gjërë. Por është e pakuptueshme pse duhej ‘lënë për më vonë’ demokracia në Kosovë. Lënia e demokracisë ‘për më vonë’, në esencë përbën mungesë konsiderate për demosin. Jo për individin por për tërësinë e individëve. Kjo ‘lënie’ është manifestim i bindjes mbisunduese se në këtë fazë, populli ka nevojë për gjëra tjera e jo domosdoshmërisht për demokraci. Nuk do mend se kontribuesit më të mëdhenj (edhe më të mëdhenj se Serbia) për mbisundimin e kësaj logjike jemi vet ne. Jemi ne ata që kemi lënë përshtypje se nuk mund të gjejmë zgjidhje për veprime të domosdoshme por jopopullore. Disa për shkak të oportunizmit politik e disa për shkak të perceptimit jo të drejtë të botës që na rrethon. E shumica për shkak të interesit krejt individual material. Le të më falin ata që nuk bëjnë pjesë në asnjërin prej këtyre grupeve dhe që nuk po i përmend, e di që nuk janë pak. Esenca e këtij paragrafi është e thjeshtë.

Krijimi i bindjes se një popull nuk ka edhe aq shumë nevojë për demokraci është paradoksi më i madh që mund të imagjinohet posaqërisht nëse e kanë shijuar atë, sado pak.

Stabiliteti si paradigmë e “domosdoshme” ka prodhuar edhe efekte tjera, siq ndodh gjithmonë. Mbajtja e një kaste politike në pushtet, në dëm të demokracisë, gjithmonë zgjon reagim. Aq më tepër, numri i skeptikëve si për procesin demokratik ashtu edhe për vet ekzistencën e shtetit rritet sidomos në shtetet e reja që kanë dalur nga një ‘lindje e vështirë’, Kosova është rast tipik.

Poashtu, qytetarëve dhe partive politike kosovare iu është ‘prezentuar’ demokracia para ndryshimit të paradigmave. Ky ndryshim, në rastin e një të posalinduri ose prodhon pezm ose ankth deziluzionimi ose, me gjasë të dyja bashkë.

Në fund, ruajtja e stabilitetit në dëm të demokracisë, pa asnjë pikë dyshimi, prodhon jostabilitet afatgjatë.

lajme të ngjashme