Rregullat e reja fiskale të BE-së nuk janë të përshtatshme me qëllimin 123 string(13) "Luis Garciano" string(66) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2024/01/Luis-Garciano.jpg" nga Luis Garciano 09.01.2024 13:21 09.01.2024 13:21 Reforma e rregullave fiskale të BE-së, për të cilën pati pajtueshmëri në dhjetor, injoron realitetet themelore fiskale dhe politike të vendeve anëtare. Prandaj, rregullat e reja nuk do të funksionojnë. Marrëveshja e arritur muajin e kaluar, e cila ende duhet të negociohet pjesërisht nga Parlamenti Evropian, ruan 60 përqind të borxhit sipas traktatit të Mastrihtit dhe kufijtë e deficitit 3 përqind, por që ndryshon ndjeshëm Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes sipas të cilit zbatohen. Risia kryesore është prezantimi i planeve të shpenzimeve specifike nga një vend, bazuar në një analizë të qëndrueshmërisë së borxhit nga Komisioni Evropian dhe të negociuara në raport dypalësh me çdo shtet anëtar. Për më tepër, rregullat përfshijnë dy masa mbrojtëse kryesore: një mbrojtje të qëndrueshme të borxhit që siguron reduktimin e tij gjatë periudhës së rregullimit dhe një “mbrojtje për elasticitetin e deficitit” që detyron rregullime fiskale përtej kufirit sipas traktatit prej 3 përqind në një diferencë prej 1.5 përqind të Bruto Produktit Vendor. Ekonomikisht, këto rregulla paraqesin një përpjekje të lavdërueshme për të përshtatur shtigjet e shpenzimeve me kushtet në të cilat gjenden shtetet individualisht, për t’u fokusuar në rritjen neto të shpenzimeve dhe një ankorim borxhi bazuar në analizën e qëndrueshmërisë. Por ato nuk i zgjidhin problemet që shtruan përsëritjet e mëparshme. Shtetet anëtare janë përpjekur të reformojnë Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes, të prezantuar më 1997, disa herë më parë. Këto ndryshime dështuan jo sepse rregullat e reja të propozuara ishin të këqija, por sepse nuk kishte njeri të aftë t’i monitoronte dhe zbatonte ato. Kjo ishte e qartë që në vitin 2002, kur ndodhën shkeljet e para dhe tentativat për sanksione. Propozimi fillestar i komisionit kësaj radhe, i paraqitur në prill 2023, përfshinte një element të dizajnuar për të përmirësuar blerjen (dhe rrjedhimisht përputhshmërinë) nga shtetet anëtare: një rol monitorues për institucionet e pavarura fiskale kombëtare, të cilat duhej vlerësuar shkallën në të cilën planet e qeverisë ishin në përputhje me rrugën e dakorduar të shpenzimeve. Fatkeqësisht, ky element mungonte në pakon përfundimtare. Pa këtë, rregullat e reja e bëjnë politikën shumë më keq. Mbështetja në negociatat bilaterale ndërmjet komisionit dhe çdo shteti anëtar është tashmë e qartë. Dhe është e vështirë të imagjinohet që i pari të mos i nënshtrohet presionit, praktikisht nga shtetet e mëdha anëtare. Për më tepër, horizontet shtatëvjeçare të zbatimit të përcaktuara sipas rregullave të reja shtrihen përtej cikleve tipike politike. Nuk ka gjasa, për shembull, që komisioni të detyrojë një qeveri të zgjedhur me prioritete të ndryshme në mes të ciklit shtatëvjeçar të zbatojë politikat e dakorduara nga paraardhësi. Korniza është gjithashtu e ndjeshme ndaj manipulimit përmes llogaritjes kreative dhe vlerësimeve mbioptimiste të rritjes. Një shembull i mirë i paaftësisë së komisionit për të mbizotëruar në negociatat dypalëshe është dështimi për të zbatuar reformat sipas planeve të emetimit të bonove të BE-së, NextGen, prej 750 miliardë eurosh. Me këtë rast, Brukseli kishte një shkop me të cilin kërcënonte vendet mosrespektuese. Megjithatë, siç thonë ekonomistët Tito Boeri dhe Roberto Perotti në një libër të ri mbi planin e Italisë: “Pothuajse të gjitha këto reforma ishin, tashmë në letër, më pak ‘epokale’ sesa donin të besonim qeveritë e njëpasnjëshme; përveç kësaj, zbatimi i tyre ka qenë në disa raste zhgënjyes, në të tjera një dështim i plotë”. BE-së po i mbaron hapësira për përllogaritje kreative. Në vend të akoma më shumë rregullave, ajo ka nevojë për një thesar qendror të aftë për të rritur taksat dhe për të kryer shpenzimet për të mirat publike në mbarë Evropën, duke përfshirë mbrojtjen, inovacionin dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Derisa BE-ja (ose një nëngrup vendesh) ta bëjë këtë, blloku do të vazhdojë ta gjejë veten të cenueshëm ndaj goditjeve të jashtme, plot me potencial të parealizuar, por pa qëllimin dhe drejtimin e nevojshëm për të pasur sukses në një botë gjithnjë e më komplekse dhe armiqësore. Luis Garciano, është profesor në Shkollën e Politikave Publike dhe ish-anëtar i Parlamentit Evropian. Tekst i publikuar në Financial Times, përkthyer nga KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.