Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putini po e lufton një tjetër luftë sekrete – një luftë e injoruar në mënyrë të rrezikshme nga Perëndimi

123
string(14) "Ivana Stradner" string(67) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/01/stradner-ivana.png"
nga Ivana Stradner 28.01.2023 17:07

Ndërsa bota është e përqendruar në pushtimin rus të Ukrainës, operacionet propagandistike të Vladimir Putinit janë ende globale për kah natyra. Nga Amerika e Jugut në Afrikë, agjitatorët rusë po punojnë për të destabilizuar dhe minuar qeveritë që i sheh si të padobishme për objektivat e Moskës. Ndikimi i këtyre operacioneve u shfaq shkurtimisht në “Australian Open”, ku babai i yllit serb të tenisit Novak Gjokoviq u filmua duke pozuar me demonstruesit pro-rusë dhe thuhet se thoshte “rrofshin rusët”.

Kjo nuk është befasi për vëzhguesit prej kohësh të rajonit. Putini ka theksuar një pikë të veçantë për të ndezur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, duke e afruar Beogradin në orbitën e Moskës. Tani, tre dekada pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë, përplasjet e fundit midis Serbisë dhe Kosovës kanë rindezur tensionet e vazhdueshme etnike dhe kanë shkaktuar shqetësim në Perëndim.

Në fund të dhjetorit, Serbia vendosi trupat e saj në gatishmëri të lartë, me kryeministren serbe që i përshkruan të dy vendet si “në prag të konfliktit të armatosur”. I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach, ka vizituar Serbinë për të qetësuar tensionet, por rreziku i përleshjeve të ardhshme mbetet real – veçanërisht duke pasur parasysh punën e Rusisë në prapaskenë si një provokator për të shpërqendruar Perëndimin nga lufta në Ukrainë.

Fushatat e ndikimit rus në Serbi kanë një histori të gjatë. Moska ruan ndikim të thellë kulturor dhe politik në Serbi përmes institucioneve si Kisha Ortodokse, ndërsa “Sputnik”, një agjenci shtetërore ruse e lajmeve, ka një prani të madhe në Beograd dhe RT u hap së fundmi atje. Ndoshta më shqetësuesja është se Grupi “Wagner” njoftoi praninë e tij në Serbi në dhjetor përmes një “Qendre Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe të Miqësisë dhe Bashkëpunimit”. Kjo organizatë famëkeqe paraushtarake, e drejtuar nga bashkëpunëtori i Putinit, Yevgeniy Progozhin, është e specializuar në operacionet e informacionit që nxisin tensione.

Aktivitetet e Kremlinit në Serbi janë veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh se Serbia së fundi emëroi një politikan pro-rus si drejtor të agjencisë së saj të inteligjencës, i cili bëri thirrje për krijimin e një “bote serbe” – një paralele ballkanike me “botën ruse” të Putinit – e menduar për të bashkuar të gjithë serbët nën një kornizë të përbashkët kulturore.

Serbia nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës dhe ka inkurajuar serbët që jetojnë në Kosovë, të cilët janë shumicë në veri, që t’i rezistojnë direktivave të Prishtinës. Tensionet u rritën në gusht, pasi Kosova bëri publike një kërkesë që serbët që jetojnë atje të regjistroheshin për targa dhe dokumente kosovare, duke bërë që shumë serbë të largoheshin nga puna. Arrestimi i një ish-oficeri të policisë serbe në dhjetor ndezi tensionet më tej, me serbët që ngritën postblloqe deri sa ai u lirua.

Si Serbia ashtu edhe Rusia përfitojnë nga kaosi i përhershëm i shkaktuar nga këto tensione. Për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përshkallëzimi i shpërqendron serbët nga çështjet e brendshme. Për shembull, Vuçiqi e vuri ushtrinë e Serbisë në gatishmëri të lartë në fund të dhjetorit në të njëjtën ditë kur ndodhi një rrjedhje amoniaku nga një tren mallrash i cili doli nga shinat për shkak të mirëmbajtjes së keqe të shinave, e cila çoi në spital më shumë se 15 persona. Gjithashtu, strategjia e Vuçiqit “përshkallëzo për të de-përshkallëzuar” e lejon atë të vendosë veten si një fener stabiliteti në rajon.

Në fund të fundit, pyetja është, pse Putini kërkon ta mbështesë Kosovën për muri? Sepse një veprim i tillë do t’i lejonte atij të përmbushte disa objektiva të politikës së jashtme: shpërqendrimi i Perëndimit nga Ukraina; zhvlerësimi i NATO-s dhe pozicionimi i Rusisë si ndërmjetësi i vetëm rajonal; dhe duke i dhënë Putinit levë mbi fuqitë perëndimore që nuk duan që dhuna në rajon të rritet më tej.

Ambasadori rus në Serbi këmbëngul se Beogradi mund të llogarisë në mbështetjen e Moskës dhe e përshkroi situatën në Kosovë si “në prag të një konflikti më të gjerë”. Në një farë mase, kjo është retorikë e lirë, pasi Moska nuk është në gjendje të ndihmojë Serbinë ushtarakisht në rast të konfliktit të hapur. Siç shpjegon Igor Strelkov, një veteran i ushtrisë ruse dhe ish-ministër i Mbrojtjes i shtetit kukull të Donetskut, “Rusia është zhytur thellë në territorin e Ukrainës. Si mund ta ndihmojmë Serbinë? Vetëm duke hyrë në një luftë të plotë me NATO-n, dhe ne jemi plotësisht të papërgatitur për të”.

Megjithatë, pavarësisht nga kufizimet e Rusisë si aleate serbe, ajo padyshim do të vazhdojë të nxisë tensione që mbajnë tenxheren Serbi-Kosovë duke vluar. Ndërkohë, në një fjalim drejtuar kombit të hënën, Vuçiqi njoftoi se Serbia është nën presionin perëndimor pasi refuzimi i tij për të pranuar një propozim franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, do të thotë se negociatat e pranimit në BE dhe investimet perëndimore në Serbi do të ndalonin.

Por siç e kemi parë në Ukrainë, asgjë që Moska planifikon nuk është e pashmangshme. Kremlini nuk është në gjendje të ndihmojë Beogradin ushtarakisht apo ekonomikisht dhe Perëndimi mund të ndërhyjë lehtësisht për të qetësuar situatën. Gjithçka që kërkohet është një aplikim i mjaftueshëm i levës; duke përdorur metoda kundër luftës hibride për të mbyllur operacionet ruse të informacionit, misionet paqeruajtëse të NATO-s duke hequr bllokadat e reja rrugore për të bërë të qartë se Perëndimi do të ndërhyjë në çdo përshkallëzim të vërtetë.

Suksesi i Vuçiqit në konsolidimin e pushtetit të tij do të thotë se në disa mënyra është më e lehtë për të të tërhiqet. Në veçanti, kontrolli i tij mbi mediat i mundëson Vuçiqit të përhapë lehtësisht çdo informacion që i pëlqen; ai mund të vendos kushte informative për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën pa asnjë frikë se grupet e ekstremit të djathtë do të hakmerren.

Zbutja e kësaj situate tani do të minojë objektivin e Kremlinit për të nxitur një shpërthim të ri për të tërhequr vëmendjen nga Ukraina.

-Ivana Stradner është një studiuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

*Shkrimi origjinal është publikuar në “The Telegraph”, dhe është përkthyer nga Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme