Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për të kuptuar se çfarë pason në Afganistan, shikojani fqinjët

123
string(20) "Mohammad Ali Shabani" string(56) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/09/ali.jpg"
nga Mohammad Ali Shabani 02.09.2021 14:01

Me vakuumin e lënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politika rajonale në mes të Iranit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Arabisë Saudite do të bëhet edhe më helaq.

Derisa ushtria amerikane përfundimisht ka lënë Afganistanin pas 20 vjetësh, të gjithë sytë me të drejtë shkojnë në tragjedinë njerëzore dhe në implikimet politike të kthimit të talibanëve në pushtet. Por për të kuptuar se çfarë pason për Afganistanin dhe botën, duhet kushtuar më tepër vëmendje lëvizjeve tektonike të përfshirjes së Arabisë dhe Iranit në Afganistan që prej pushtimit të prirë nga SHBA më 2001.

Në qoftë se kontestet rajonale për ndikim shoqërohen me dialog thelbësor dhe gjithëpërfshirës në mes të aktorëve, trazirat vetëm do të rriten për vendin.

Roli i Iranit për këtë ndryshim shërben si shembull. Teherani dikur ishte i etur për t’i hequr qafe talibanët. Më 1998, vrasja e diplomatëve në Konsullatën e Iranit në Mazar-i-Sharif pothuajse nuk ndezi luftën. Vrasjet zunë vend gjatë kaosit e kapjes së qytetit verior afgan nga ana e talibanëve. Kështu Teherani fajësoi talibanët, të cilët e rikthyen atë mbi elemente mashtruese. Pra, ishte jokonvencionale – por sigurisht jo e habitshme – kur Irani dhe SHBA-ja dolën si partnerë të nënkuptuar kundër talibanëve pas sulmeve të 11 shtatorit. Teherani dhe Uashingtoni bashkërisht përkrahën Aleancën Veriore – aleancë kryekomandantësh që mbanin 10 përqind të Afganistanit – si një forcë kundër talibanësh.

Por dy dekada hidhërimi të përbashkët në mes të Iranit dhe SHBA-së, që atëherë kanë pasur një sërë pasojash. Teherani gradualisht është angazhuar me talibanët si partner me qëllimin e vet të dëbimit të “Satanit të Madh” nga rajoni. Dhe sot, paria politike iraniane haptas strehon grupin afgan. Çuditërisht, disa ektremistë iranianë – islamistë shiitë që e shohin Iranin si mbrojtës të të gjitha komuniteteve shiite në rajon – tani janë në zor për të bindur audiencat e tyre që talibanët – një grup islamik sunit me një histori të dokumentuar të persekutimit të shiitëve – mund të arsyetohet me të.

Marrëdhëniet e talibanëve me vendet e pasura të Gadishullit Arabik po ashtu kanë ndryshuar radikalisht. Para vitit 2001, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin dy nga tre vendet në botë që njohën sundimin taliban – i treti ishte Pakistani. Sidoqoftë, sulmi i 11 shtatorit bëri që Arabia Saudite ta ndërpriste lidhjet me grupin. Arabia Saudite gjithashtu në thelb përjashtoi veten nga procesi i paqes afgane më shumë se një dekadë më parë. Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu ndërprenë marrëdhëniet në shtator 2001. Tutje, ajo u godit rëndë nga një bombardim më 2021 në provincën e Kandaharit ku mbetën të vrarë ambasadori i saj dhe disa diplomatë të tjerë, megjithëse talibanët nuk morën përgjegjësinë për sulmin.

Arabia Saudite ka vazhduar të jetë distancuar duke mos marrë pjesë në evakuimet nga Kabuli. Në të kundërt, Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se kanë ndihmuar Francën të dërgojë trupa për të tërhequr qytetarë francezë. Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar gjithashtu që të strehojnë përkohësisht pesë mijë afganë. Megjithëkëtë, në javët që nga marrja e talibanëve nën kontroll, as ambasadat saudite dhe as ato të emirateve në Kabul nuk kanë qenë funksionale.

Vijon Katari. Doha nuk i ka njohur talibanët gjatë sundimit të tyre të mëparshëm midis viteve 1996  dhe 2001, por përgjatë 11 vjetëve të fundit ka qenë nikoqire e dialogut për të promovuar angazhimin me grupin afgan dhe – me miratimin e tri administratave amerikane – po ashtu ka lejuar përfaqësuesit talibanë për të operuar zyra politike në Doha që nga viti 2013. Ka qenë për këtë arsye që marrëveshja e vitit 2020 në mes të SHBA-së dhe talibanëve është nënshkruar në kryeqytetin e Katarit.

Në javët e fundit, Katari ka vazhduar të përkulë muskulin diplomatik, duke vepruar si një ndërmjetësues i besueshëm për shumë palë. Ambasada e Katarit në Kabul ka qenë funksionale gjatë gjithë trazirave dhe Katari kohët e fundit është pajtuar që të strehojë përkohësisht gjashtë mijë afganë të evakuuar. Doha po vazhdon që të mirëpresë negociatorët nga qeveria e rënë afgane. Derisa në të njëjtën kohën, vende të tjera – përfshirë Francën – tashmë po i drejtohet Katarit si një kanal diplomatik i besueshëm për talibanët.

Pra ç’nënkupton e tëra kjo për të ardhmen e Afganistanit dhe të rajonit? Në të kaluarën, Afganistani ishte një skenë për rivalitet të ndërsjellë Iran-Arabi Saudite gjithandej rajonit. Nga kjo perspektivë nuk ka të ngjarë për rishfaqje në të ardhmen e afërt. Marrëdhënia e Iranit me talibanët është bërë më e ngushtë, derisa Arabia Saudite nuk është aq e angazhuar. Irani tani po përshtatet për të qenë një fqinj i drejtpërdrejtë i një qeverie të dominuar nga talibanët. Arabia Saudite nuk është fqinj i Afganistanit dhe duket se po vepron në përputhje me rrethanat duke mbetur praktikisht e shkëputur nga procesi i paqes afgane.

Dhe, derisa Katari po korrte shpërblimet e bastit për talibanët, mediave nga Emiratet e Bashkuara Arabe, iu është dhënë qasje ekskluzive tek Ahmad Massoud, djali i udhëheqësit të Aleancës Veriore, duke e karakterizuar atë si një kundërshtar të pushtetit taliban. Duke pasur parasysh që Massoud nuk ka mbështetës të vërtetë në mesin e fqinjëve të Afganistanit dhe është tejkaluar shumë nga talibanët, mediat në UAE janë të përqendruara tek ai duket se shumë më shumë si një shprehje e rivalitetit midis tij dhe Katarit sesa si një përpjekje e vërtetë kundër talibanëve.

Në tërësi, tërheqja e SHBA-së ka shërbyer si një kujtesë që angazhimi i Uashingtonit nuk është as i pakushtëzuar as i pafundmë. Me vakuumin e lënë pas, politika rajonale do të çrregullohet edhe më. Për shembull, Irani prapë mund të kërkojë ndikim mbi talibanët duke i përkrahur kundërshtarët e Afganistanit, këtë herë ndoshta duke u ndihmuar nga vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, shtet që paraprakisht e ka njohur legjitimitetin e sundimit taliban. Në anën tjetër, pavarësisht pajtimit të tyre formal, vazhdimi i luftës së ftohtë në mes të Katarit dh Emirateve të Bashkuara Arabe mundet lehtë që të përhapet në tokën afgane, sikurse ka ndodhur me vende të tjera, si rasti i Libisë. Përveçse nëse më e keqja e këtij rivaliteti nuk kontrollohet dhe rregullohet më angazhim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës midis aktorëve rajonalë, pasojat nuk do të kufizohen vetëm në Afganistan.

Mohammad Ali Shabani është redaktor në Amwaj.media, një platformë e fokusuar në Iran, Irak dhe Gadishullin Arabik.

Tekst i The Guardian i përkthyer nga Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme