Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi mund të jetë më tepër se një fatkeqësi natyrore

123
string(16) "Asli Aydintasbas" string(57) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/02/asli.png"
nga Asli Aydintasbas 07.02.2023 14:17

Më 1999, po vizitoja Stambollin kur qyteti ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm. Kurrë nuk do ta harroj se si ishte – ulërima e thellë nga poshtë tokës me rrotullime të zemëruara që çonin në shkatërrim në sipërfaqe.

Mbi 17 mijë njerëz vdiqën; mbi 40 mijë ishin lënduar. Kjo ishte një tragjedi e tmerrshme. Megjithatë, shpejt u qartësua se gabimi i njerëzve gjithashtu luajti një rol të madh në numrin e të vdekurve. Edhe pse Turqia qëndron në një zonë të njohur sizmike, pak ndërtesa ishin projektuar për të marrë parasysh tërmetet.

Tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh që shokoi shumicën e Turqisë jugore të hënën me mëngjes dhe që mori jetën e afër 4,000 njerëzve mund të jetë më i madhi me të cilin është përballur kombi. Sipas të gjitha matjeve, ishte apokaliptike.

Ndërtesat ranë, tubacionet e gazit natyror shpërthyen në flakë, aeroportet u shkatërruan, autostradat u çanë. Natyra është barazuesi më i madh. Në temperatura të ftohta, nën rrënoja, ishin të zënë mijëra turq e kurdë, qytetarë dhe refugjatë sirianë, të pasur dhe të varfër, alavitë dhe sunitë. Disa vdiqën në vend, derisa të tjerë prisnin me durim shpëtimin.

Sot është ditë e shpëtimit dhe zisë – jo të drejtohet gishti prej dikujt. Turqia është e mbingarkuar. Me gjithë dyshimin karakteristik të shtetit për agjencitë e huaja të ndihmës dhe dëshirën e qeverisë për t’u shfaqur nën kontroll, Ankaraja menjëherë bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare. Kjo ishte thirrje e duhur.

Tërmeti i parë, i përcjellë nga i dyti me magnitudë afërsisht të barabartë, ishte masiv sipas çdo standardi. Shembja e ndërtesave në rend të prishjes ishte ndoshta e pashmangshme. Megjithatë, në tërë rajonin, kishte struktura që qëndruan të patundura, duke shpëtuar jetët e banuesve, derisa të tjera në fqinjësi i bënë copë e thermi, duke treguar praktikat e parregullta të ndërtimit si shkaku kryesor i vdekjeve. Do të na duhet kohë për ta kuptuar plotësisht shkallën në të cilën dështimet njerëzore mund të kenë kontribuuar në humbjen e jetëve.  Por indikacionet e hershme sigurisht që ngrenë pikëpyetje.

Më 1999, shpejt e morëm vesh që nuk ishte tërmeti në vetvete por blloqet e betonit të ndërtuara nga njerëzit që morën jetë. Faji u mbeti kontraktorëve për përdorim të materialeve të lira, zyrtarëve që nuk arritën të zbatonin kodet relativisht të lira të ndërtimit të Turqisë dhe, natyrisht një qeverie që nuk ka arritur të zhvillojë një strategji ndërkombëtare kundër tërmeteve.

Ironikisht, ishte pikërisht për arsye të tilla që tërmeti i vitit 1999 frymëzoi një dëshirë të madhe në bazë për ndryshimin ku përfundimisht solli Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) – partinë e Presidentit Recep Tayip Erdogan, Kur erdhi në pushtet më 2002, AKP ishte e gjitha për reforma dhe lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian. Fondet e BE-së u derdhën për ndërtimin e shkollave më të sigurta dhe ndërtesave të tjera publike sipas kodeve evropiane të ndërtimit.

Megjithatë Erdogan ka zgjeruar pushtetin e tij (dhe kur ëndrra evropiane e Turqisë është zbehur), interesi i qeverisë për të përmbushur normat evropiane të sigurisë është gërryer. Më 2018, afër dy dekada pas tërmetit masiv të 1999-ës, Turqia përfundimisht miratoi legjislacionin e shumëpritur për tërmete. Por këto rregulla janë respektuar më shumë në shkelje sesa në respektim. Erdogan e ka përshkruar shpesh industrinë e ndërtimit si xhevahirin e kurorës së ekonomisë duke inkurajuar mungesën e heshtur të mbikëqyrjes. Kontratat e mëdha publike të Turqisë priren t’u shkojnë të njëjtëve miq të qeverisë. Bëni çfarë të doni me këtë.

Një nga kritikët më të shquar turk të mentalitetin tonë të arratisur të zhvillimit është Tayfun Kahraman, një planifikues urban i burgosur nga qeverisa për rolin e tij në protestat urbane të vitit 2013 kundër përpjekjeve qeveritare për ta kthyer një park të qytetit të Stambollit në një qendër tregtare. Kahraman ishte dënuar me 18 vjet burgim në një njëjtin rast që e vuri prapa grilave filantropin Osman Kavala. Vetëm pak pas lajmeve për tërmetin, ai shkroi nga qelia e tij: “ Prioritet është shpëtimi i jetëve, plotësimi i menjëhershëm i nevojave të njerëzve dhe organizimi i solidaritetit tonë. Kërkesa për llogari për ndërtesat publike, spitalet, rrugët dhe aeroportet duhet të bëhet më pastaj”.

Me më të mirët dhe më të ndriturit e Turqisë ose të burgosur ose të lënë anash, një frymë mediokritetit ka depëtuar në qeverisjen e vendit.

Fatkeqësia natyrore është një aspekt i tregimit. Mbështetja e Turqisë në rritjen ekonomike të nxitur nga ndërtimi, miqësia dhe vullneti për të injoruar standardet e ndërtimit është ana tjetër. E para ishte e pashmangshme. A çoi e dyta në viktima masive? Në minimum, populli turk do të ketë çdo të drejtë të kërkojë një hetim të plotë pikërisht për këtë çështje.

Sot është ditë zie dhe mbështetjeje. Jam e prekur nga uniteti dhe solidariteti në mbarë kombin: njerëzit rreshtohen për të dhuruar gjak dhe përpiqen dëshpërimisht ta ndihmojnë njëri-tjetrin. Por do të vijë një ditë për të ngritur pyetje gjithashtu – për të bërë pyetje dhe për të kërkuar llogari.

Asli Aydintasbas është ish-gazetare nga Turqia dhe një bashkëpunëtore vizitore në Institutin Brookings në Washington.

Tekst i publikuar në Washington Post, përkthyer nga KlanKosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme