Kosovën e trazon përcaktimi i kufijve 123 string(15) "Sandra Joireman" NULL nga Sandra Joireman 08.09.2016 18:30 08.09.2016 18:30 Wheaton College Professor Sandra Joireman September 3, 2009 © Michael Hudson, All Rights Reserved Tymi, zhurma, kaosi dhe gazi lotsjellës janë elementet kryesore të një proteste – apo të një seance të Kuvendit të Kosovës. Është bërë e zakonshme për partitë opozitare në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor për ta shtyrë votimin nëpërmjet përdorimit të gazit lotsjellës dhe taktikave të tjera shkatërruese. Kjo ndodh aq shpesh sa që Qeveria u detyrua të marrë detektorë më të fuqishëm metalikë dhe ta përforcojë sistemin e ventilimit të ndërtesës. Pse? Për shkak të kufirit të kontestuar të Kosovës me Malin e Zi. Natyrisht, konfliktet kufitare në mbarë botën mund të jenë të dhunshme. Por, ndryshe nga konfliktet e mëdha për shkak të kufijve, ky është në mes partive politike brenda të njëjtit vend. Kosova është e fundit nga shtetet e ish-Jugosllavisë që fitoi pavarësinë. Pas 10 vjetësh të protestave të paefektshme paqësore në vitet 1990, Kosova luftoi me Serbinë nga 1998-1999. Kjo luftë përfundoi kur NATO ndërhyri dhe bombardoi Serbinë. Pas 10 vjetësh mbikëqyrjeje ndërkombëtare nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Kosova e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, por edhe Kosova edhe Serbia aspirojnë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Tash, si kusht i marrëveshjes së liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian, Kosova ka nevojë për ta sqaruar kufirin e saj me Malin e Zi, i cili u nda nga Serbia në vitin 2006. Në këmbim, Bashkimi Europian do t’i lejojë qytetarët e Kosovës që pa viza të udhëtojnë në Europë për kujdes shëndetësor, arsim dhe biznes. Ku fillon Mali i Zi, saktësisht? Çështja është nëse kufiri me Malin e Zi është disa metra pranë maleve të Sharrit, ose më lartë tyre, përgjatë vargmalit. Malet e Sharrit, shpesh të quajtura Bjeshkët e Nemuna, e ndajnë Kosovën dhe Malin e Zi [Shënim i përkthyesit: Autorja e shkrimit ka gabuar në këtë njëjtësim të Maleve të Sharrit me Bjeshkët e Nemuna]. Shumë ekspertë kanë arritur të sjellin fakte se metrat afër maleve të kufirit janë të sakta, sepse ajo është përputhje me gjetjet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, autoriteteve hartografike të qeverisë dhe hartave të vjetra të Jugosllavisë midis dy rajoneve. Shumica e anëtarëve të partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës, kanë kërkuar përkrahje për Demarkacionin me Malin e Zi, që erdhi si rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar në gusht të vitit 2015 në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Marrëveshja për Demarkacion nuk ka qenë e diskutueshme në Mal të Zi, e cila ka marrëdhënie miqësore diplomatike me Kosovën. Megjithatë, partitë opozitare të Kosovës – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila e ka tërhequr mbështetjen e saj nga kjo marrëveshje përgjatë kufirit të Malit të Zi; Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën gjithashtu, pretendojnë se dokumentacioni me fakte të prezantuara ka gabime dhe se kufijtë e shtetit janë vendosur gjatë konfliktit me Serbinë – duke këmbëngulur se kufiri është lart në male. Ku tjetër mund të gjeni gaz lotsjellës brenda parlamentit? E gjithë kjo do të ishte vetëm një teatër i këndshëm politik nëse pesha nuk do të ishte aq e rëndësishme. Demarkacioni i kufirit ka qenë një nga justifikimet për demonstratat e dhunshme antiqeveritare nga mbështetësit e partive opozitare. Këto protesta kanë pllakosur Kosovën në vitin 2016 dhe kanë e penguar Qeverinë për të funksionuar për gati më shumë se gjashtë muaj. Ndërkohë, ekonomia e pasluftës stagnon derisa Kosova lufton me tranzicionin e saj jashtë socializmit. Shkalla e papunësisë për 15-24 vjeçarët është 55%. Nuk është aspak për t’u habitur që migrimi ilegal nga Kosova për në pjesë të tjera të Europës është rritur, pasi të rinjtë kërkojnë punë të cilën nuk mund ta gjejnë në vendin e tyre. Liberalizimi i vizave dhe integrimi i mëtejshëm në Bashkimin Europian do të ndihmojë ekonominë e Kosovës – por diçka e tillë nuk mund të arrihet derisa të përfundohet çështja e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Nacionalizmi nxiti betejën paqësore 10-vjeçare të Kosovës për autonomi dhe luftën e saj për pavarësi. Pasi toka është fituar me vështirësi, qytetarët e shtetit të ri mund e kanë të vështirë ta tolerojnë humbjen territoriale. Demarkacioni i kufirit është dashur të hidhej në votim me 1 shtator, por Qeveria tërhoqi projektligjin, me sa duket pasi anëtarët e PDK-së ishin të bindur nga protestat e opozitës që ajo s’duhej kaluar. Kufijtë e qartë e parandalojnë luftën. Por, lufta mund të niset duke u përpjekur për të përcaktuar kufijtë. Politologu Andrew Owsiak thotë se kur shtetet i vendosin kufijtë e tyre një herë, ato kanë më pak gjasa të luftojnë me fqinjët e tyre. Por, këtu fle lepuri: Kur shtetet e reja përpiqen t’i shënjojnë kufijtë, ka rrezik për të shpërthyer lufta. Nga viti 1998 deri në vitin 2000, Etiopia dhe shteti i ri i Eritresë zhvilluan luftë brutale kufitare duke rezultuar në dhjetëra mijëra të vdekur, mbi Trekëndëshin Badme, zonë e vogël e shkurreve me vetëm një qytet të vogël. Luftimet rreth Badme ende ndodhin. Kohëve të fundit, Sudani dhe shteti i ri i Sudanit Jugor janë duke luftuar mbi kufirin e keq-përcaktuar në rajonin Abyei. Shumë vëzhgues duan të besojnë se krijimi i një shteti të ri mund t’i japë fund një luftë të dhunshme civile. Por, siç tregojnë këta shembuj, përcaktimi i kufijve në vend të kësaj mund të jetë shkëndijë që e rindez konfliktin. Një gjë që bën dallimin nga konfliktet e këtilla është se Mali i Zi nuk ka luftuar në Kosovë, ndonëse të dyja vendet u ndanë nga Serbia. Por, definimi i kufirit është vetëm hapi i parë në një ndërmarrje shumë më të komplikuar. Në një të ardhme Kosova do të duhet ta shënojë zyrtarisht kufirin e saj me Serbinë – pavarësisht nga fakti se Serbia ende nuk e njeh Kosovën dhe marrëdhëniet midis dy shteteve janë të tensionuara. Nëse përcaktimin e kufirit me Malin e Zi është duke krijuar kaq shumë trazira civile, atëherë paqja me siguri do të dobësohet kur të vjen koha për ta shënuar kufirin me Serbinë. Sandra Joireman është Weinstein Chair of International Studies dhe profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Richmond. Ajo studion çështjet e pronës, ligjit dhe migrimit kthyes post-konfliktual. Shkrimi është botuar në Washington Post. Përkthyer nga KlanKosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.